Në qendrën e diplomacisë botërore Donika Gërvalla ‘çmendi’ Rusinë dhe Serbinë: “Për flamur shqiptarët dhanë jetën”!

Politika

Në qendrën e diplomacisë botërore Donika Gërvalla ‘çmendi’ Rusinë dhe Serbinë: “Për flamur shqiptarët dhanë jetën”!

Nga: N.Sh Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:50
Donika Gërvalla

Gjatë ditës së djeshme është mbajt seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Aty mori pjesë kryediplomatja shqiptare Donika Gërvalla, e cila me fjalën e saj e tronditi Serbinë dhe Rusinë.

Paraqitja e saj është vlerësuar pozitivisht në Kosovë.

Për këtë, profesor dr. Binak Maxharraj thotë se Gërvalla me paraqitjen e saj e tronditi Rusinë dhe këlyshët e saj në Serbi.

Maxharraj për gazetën “Bota sot”, thotë se, aty u pa që flamuri për shqiptarët është simbol i jetës dhe i qëndresës shekullore.

Sipas tij, për flamurin historikisht shqiptari e ka dhanë jetën në çdo kohë dhe rast kur ai është kërcënuar nga armiqtë e vetë.

“Edhe sot armiqtë e Kosovës, sllavo-serbët Rusia dhe Serbia tentuan ta anashkalojnë flamurin shtetëror duke kërkuar që ai të hiqet nga zyra ku po fliste kryediplomatja e jonë e nderuar Donika Gërvalla. Por kjo Seanca u ndërpre. Kryediplomatja e jonë i tha Rusisë dhe Serbisë jo, flamuri nuk hiqet. Dhe tha flamuri nuk hiqet me asnjë çmim. Nguli këmbë, por megjithatë Seanca vazhdoi punimet”, thotë profesori.

Ai shton se, në Këshillin e Sigurimit të OKB, kryediplomatja Donika Gërvalla u dha leksikon diplomatëve botëror duke theksuar se pavarësia e Kosovës është një kapitull i kryer, i pëlqej dikujt apo jo.

“E la Rusinë dhe Serbinë më gojë hapur, i mundi mu në qendrën e diplomacisë botërore, ua shtini të dridhmet, ua përplasi në fytyrë atë çfarë ishte deshtë që me parë diplomatet tanë të dështuar (Enver Hoxhaj, Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli, etj) ta thonin, haptas ju tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë për të cilën duhet dhanë llogari. Por edhe ua beri me dije Rusisë dhe Serbisë së ajo duhet të përballet me krimet e luftës ne Kosovë dhe pastaj mund të flasim për dialogun sepse Kosova nuk është kundër”, vlerëson profesori.

Sipas tij, Gërvalla foli pa ju trembë syri mu në qendrën e botës duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur, dhe është vetvetja dhe se Serbia duhet të jep llogari për krimet e bëra në Kosovë, të kërkoj falje popullit shqiptar në Kosovë, e për ta bërë këtë ajo se pari duhet te heqë dorë nga tirania e saj nacionalist, shoveniste-çetnike.

“Pra, e tillë është Kryediplomatja e jonë Donika Gërvalla e cila doli fituese mu në diplomacinë botërore duke e mundur serbo-sllavizmin e tërbuar. Sa e madhe mu duk sot Donika Gërvalla e cila edhe një herë ia përplasi botës të vërtetën për Kosovën, por edhe sa i vogël sot mu duk Isa Mustafa i cili vite më parë ia kishte mbyllë derën Donika Gërvallës që se lejojë të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit drejtues të LDK, që me pastaj edhe e kishte përjashtuar nga LDK, e së shpejti pas kësaj e përjashtoi edhe Vjosa Osmanin e cila i tregoi haptas në zgjedhjet e fundit se kush është kushi. Kështu veprojnë vetëm njerëzit e ligj, njerëzit e shitur, njerëzit që se donë shtetin e vetë, por që punojnë kundër tij. Dhe Isa Mustafa siç e lypi ashtu edhe e gjeti. Edhe Donika, edhe Vjosa i caktuan vendin se ku e ka: në fund të pusit, në plehun e historisë”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat