Kush po i financon fondet për Thaçin e Veselin? Eksperti i sigurisë: Pse të financohen vrasësit e shqiptarëve?

Politika

Kush po i financon fondet për Thaçin e Veselin? Eksperti i sigurisë: Pse të financohen vrasësit e shqiptarëve?

Nga: N.Sh Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:05
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Tashmë janë hapur dy fonde për ndihmë për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin.

Këto fonde janë hapur nga familjarët e tyre për të kërkuar ndihmë financiare për të arrestuarit dhe të akuzuarit e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në lidhje me këtë çështje, Hajrullah Tërnava, ekspert i çështjeve të sigurisë si dhe ish-zv. ministër i MPB-së, thotë se, Kosova si shtet i ri me kapacitetin e saj financiar që e ka, e kur dihet sa dëmet i shkaktoj lufta, me ato dëme të pa riparueshme, është dashur të jemi të vëmendshëm në çdo aspekt që situata financiare të mirë menaxhohet, dhe në krye të atyre institucioneve të jenë njerëz profesional me eksperienca financiare që do ta avancojnë çështjen materiale të Kosovës.

Nga këto provoja që i patëm, sipas tij, del konstatimi se njerëzit e deritashëm që ishin në ato institucione, nuk ishin njohës të atyre çështjeve financiare në përgjithësi prandaj jo rastësisht dhe në shume raste patëm mangësi në mëryen e mirë të menaxhimit të financave në përgjithësi, sepse e kishin qëllimin që vetë po ata të pasurohen gjë që ia arritën qëllimit.

“Barra e madhe financiare ndodhi me formimin e Gjykatës Speciale në Hagë, sepse të gjithë të dyshuarit si dhe të akuzuar njashtu edhe dëshmitarët dhe avokatët e tyre është marr vendim në Parlamentin e Kosovës që ato harxhime të mbulohen nga shteti, qysh nga udhëtimet e deri në harxhime tjera, pavarësisht se a do të dalin fajtor apo jo”, shprehet Tërnava.

Ai thotë se, ky vendim ishte përfundimtar, gjë që do i krijon dëme të mëdha Kosovës, për arsye se i ka mangësitë e veta të mëdha.

Image
Hajrullah Tërnava

“Kjo sepse në këtë gjykatë do të dënohen edhe vepër kryesit e vrasjeve që i kanë bërë ndaj shqiptarëve, sikur për rastet konkrete të Enver Malokut, Xhemajl Mustafes e shumë të tjerëve që janë me qindra të vrare. Dhe nëse del që në këtë gjykatë do të dënohen këta vrasës shqiptar, për vrasjet e këtyre personave shqiptar në fjalë, dhe mbrojtësit-avokatët e tyre po u paguakan nga parat e taksapaguesve, që janë edhe familjarë të atyre të vrarëve që paguajnë taksa për këtë shtet, bëhet pyetja se a është ky vendim i arsyeshëm nga ana e Parlamentit? A po u dashka që edhe ata vrasës të mbrohen në hesap të atyre parave që i paguajnë edhe ata taksapagues që edhe ashtu janë të dëmtuar me vrasjet e familjarëve të tyre?”, pyet Tërnava.

Ai shprehet se, edhe pse e kemi buxhetin e varfër të Kosovës, pse duhet paguar shpenzimet e të të akuzuarve të Hagës.

“E kemi të qartë se po këta të akuzuar kanë krijuar Fondet private për mbrojtjen e Thaçit dhe të Kadri Veselit me të tjerët, fonde që nuk po i bëjnë transparente shumat financiare të mbledhura dhe emrat e donatorëve, shtrohet pyetja pse duhet të financon edhe shteti?!.”, thekson ai.

Prandaj, sipas tij, kjo po i ngjall dyshimin se po përdoren parat e buxhetit të varfër të Kosovës edhe për tu pasuruar akoma më shumë ish pushtetarët, tani të akuzuar para Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Sikur të ishin marrë vendime ma të qarta dhe të kishte përcaktime të qarta dhe të tilla që harxhimet do t’iu paguhen të dyshuarve që akuzohen gjatë luftimeve me serbe, dhe atyre të dyshuarve që do të dalin të pastër, por jo atyre që kanë vra shqiptarë, tani në këtë situatë nuk do të ekzistonin ato mjegulla që na janë krijua, por tani ato privilegje po i bartin të gjithë njëjtë, në Parlamentin e Kosovës është vendosur që edhe të akuzuarve t’iu paguhen të gjitha harxhimet njëjtë. Pavarësisht kësaj, me këtë vendim edhe pakënaqësia në mesin e popullatës po vërehet në këtë aspekt, me që tani ka filluar të paguhen ato shpenzime të parave të buxhetit të shtetit, kurse kontrollin e tyre duhet ta kryejnë njerëz të kualifikuar të financave në Parlament që janë në marrëdhënie pune në këtë institucion”, thotë ai.

Ai shprehet se, mjetet veç kanë filluar të paguhen zyrtarisht në emër të mbrojtjes së grupit të parë të ish krerëve të UÇK-së, të prirë nga Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale.

“Sipas raportimeve zyrtare nga Ministria e drejtësisë, deri tash janë paguar gjysmë milioni euro për avokatët e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, për avokatët më të shtrenjtë që vetë te akuzuarit i kanë përzgjedhur. Kjo mënyrë është e pa drejtë dhe e pa arsyeshme, marrja përsipër nga shteti për mbulimin e të gjitha shpenzimeve për mbrojtje të të akuzuarve, derisa dihet mirëfilli pasuria e tyre milionëshe që e kanë krijuar gjatë jetës së tyre politike në këto dy dekada, pasuri e dyshimtë e krijuar me zhvatje të buxhetit të shtetit, por e pa hetuar në detaje dhe e pa verifikuar asnjëherë nga organet e shtetit. Madje ka informacione të sigurta që të akuzuarit kryesor për krime lufte, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, kanë edhe bizneset që janë në pronësi të tyre, por të regjistruara formalisht dhe menaxhuara nga njerëz të besuar në shërbimin e tyre, kështu që ata jo vetëm që nuk janë të rrezikuar pare pamundësi të financimit të mbrojtjes së tyre, por bizneset që i kontrollojnë gjirojnë 10 fish më shumë të ardhura milionëshe brenda vitit, dhe mbrojtja nuk është aspak e varur nga buxheti i varfër i shtetit, të cilin nuk e ndihmuan sa ishin në pushtet, por e zhvatën e shkatërruan dhe e varfëruan, deri në momentin e detyrimit të shkuarjes në arrest në Gjykatën Speciale”, thotë ai.

Tërnava në fund thekson se, institucioni më i lartë i shtetit, në këtë rast Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, është mirë që të merren edhe një herë me këtë çështje të zbërthimit rreth këtij shpjegimi, kur është fjala te pagesat se a duhet të ketë dallime në këto pagesa nga ana e buxhetit të Kosovës, që mos të kemi në të ardhmen mosmarrëveshje rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat