Halimi: AKI institucion jetik për sigurinë e vendit, drejtimi të jetë serioz e apolitik

Politika

Halimi: AKI institucion jetik për sigurinë e vendit, drejtimi të jetë serioz e apolitik

Nga: A.SH Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:35
Petrit Ajeti, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Pas pesë muajsh, Kosova tashmë ka drejtorin e ri të AKI-së.

Në këtë pozitë, nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës, është emëruar Petrit Ajeti.

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë (ISS), në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se, ky institucion është jetik për sigurinë e vendit duhet të jetë serioz.

Sipas tij, emërimi dihet se bëhen me koordinim të institucionit të presidencës dhe kryeministrisë, gjë që politika sigurisht që ka influencë në të.

“Drejtimi i AKI-së si institucion jetik për sigurinë e vendit duhet të jetë serioz, profesional dhe apolitik, edhe pse emërimet dihet se bëhen me koordinim të institucionit të presidencës dhe kryeministrisë, gjë që politika sigurisht që ka influencë në të. Fatkeqësisht edhe ky institucion në masë të madhe është i politizuar, ngase edhe proceset e rekrutimit të punonjësve sikurse në çdo institucion tjetër në Kosovë janë bërë me preferenca politike”, ka thënë Halimi.

Image
Armend Halimi

 

Sipas tij, ndikimi i politikës ka bërë që ngatërrohet misioni i tij me më tepër orientim politik brenda rivalëve në Kosovë.

“Për më keq, duke qenë kështu, në vend se AKI të ketë në fokus identifikimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informatave me interes nacional nga rreziqe të ndryshme, ngatërrohet misioni i tij me më tepër orientim politik brenda rivalëve në Kosovë”, përfundon Halimi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat