Kurti e Osmani “arrë” e fortë dhe e pathyeshme për Serbinë

Politika

Kurti e Osmani “arrë” e fortë dhe e pathyeshme për Serbinë

Nga: N.Sh Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:55
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ardhja në pushtet e Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, konsiderohet një ndërrim e ndryshim në total nga ato garniturat e mëhershme që e qeverisen këtë vend deri më tani.

Nga partitë e dala nga lufta, të cilat pothuajse filluan të shuhen, u ngritën partitë e reja me njerëz të ri.

Qeverisjet e kaluara e degraduan Kosovën me veprimet e tyre deri në këtë nivel që tash po ballafaqohemi me atë degradim.

Për këtë çështje, ish-zv.ministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, tani në pushtet kanë ardhur struktura të reja, të shkolluara institucionaliste dhe me dinjitet, të cilëve  populli ua besoj qeverisjen me një fitore absolute, e që këta tani duhen ta bëjnë atë që e pret populli nga ata, që Kosova të përparoj në çdo aspekt dhe qytetarët e saj të kenë arsyen dhe shkakun që të kontribuojnë në vendin e tyre për një perspektivë shumë më të mirë edhe për gjeneratat në ardhje.

“Qysh tani faktori ndërkombëtar po e kupton se kjo strukur e udhëheqjes se shtetit si Presidentja Vjosa Osmani dhe Qeveria me Albin Kurtin do të jenë nja arrë e fortë dhe e pathyeshme në dialogun me Serbinë, pasi që të dy të parët e shtetit janë këmbëngulëse dhe me qëndrime unike sa i takon vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe trajtimit të krimeve të luftës”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se, sikurse kryeministri Kurti, edhe Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para deputetëve ka thënë se me Serbinë nuk mundë të ketë pajtim pa u përballur ky shtet me përgjegjësinë për krimet e luftës.

“Kjo deklaratë e Vjosa Osmanit ka shpërthyer si bombë në mediat serbe. Prandaj ky është një rast i fundit dhe një qëndrim përreth të cilit duhet të unifikohet i gjithë spektri politik pa dallim, pasi që deri më tani Serbia në përgjithësi është dëshmuar se nuk dëshiron të bashkëpunon dhe nuk i ndjek kriminelët e vet të luftës, e në veçanti disa prej përgjegjëseve edhe po i afirmon lart në politikë e në maja te shtetit serb deri në zyrat e Vuçiqit. Ky do të jetë ndryshim në kupolën e qeverisjes së shtetit një stimulim për drejtësinë vendore që të lirohen nga pranga e kaluara të politikes së klanit PRONTO e cila kishte ndaluar gjykimin e krimeve dhe të marrjes së vendimeve për kompensim të dëmeve të luftës, një drejtësi krejtësisht e manipuluar nga politika e kaluar në pushtet, i djegur nga pasiviteti i prokurorëve të saj special dhe jo efikasiteti i gjykatëseve të saj”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat