‘Non-paperi’ i Janez Janshës për kufijtë e Ballkanit, ja çfarë thotë analisti nga Shqipëria

Politika

‘Non-paperi’ i Janez Janshës për kufijtë e Ballkanit, ja çfarë thotë analisti nga Shqipëria

Nga: P.R Më: 15 prill 2021 Në ora: 21:29
Janez Jansha

Nëpër mediat slllovene dhe ato te Ballkanit, është publikuar një dokument për të cilin pretendon se është ‘non-paperi’ i Janez Janshës, në të cilin si zgjidhje për problemet në Ballkan, mes tjerash propozohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe bashkimi Republika Sërpska me Serbinë.

E vet Janez Jansha refuzon të komentojë dokumentin ‘non-paper’ për Ballkanin Perëndimor. Kurse, rivalja politike e Janshës, liderja e Socialdemokratëve sllovenë, Tanja Fajon, ka ftuar kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme që të deklarohen për çështjen e pozicionit të Sllovenisë ndaj vendeve të rajonit.

“Politika e jashtme e përgjegjshme sllovene duhet të deklarohet dhe të mbështesë perspektivën e qartë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë për të cilën unë i bëj thirrje Janshës që sa më parë, Ballkanit Perëndimor t’ia bëjë të qartë qëndrimin, veçanërisht Bosnje e Hercegovinës. Ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të rivendosur besimin midis BE-së, Sllovenisë dhe rajonit gjatë presidencës sonë”, theksoi Fajon në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sot.

Por sa ekziston në të vërtetë një dokument i tillë? Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe publicisti, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

“Unë nuk besoj se ka ndonjë gjë serioze në këto njoftime e shkrime rreth dokumentit që supozohet se është nonpejperi i Janshës që projekton bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe të Republikës Serpska me Serbinë. Nuk është kaq e thjeshtë e kaq e vrazhdë e banale. Me kufijtë e Ballkanit nuk merren vende lilipute, por gjithmonë janë marrë Fuqitë e mëdha. Besoj se mijëra projekte kanë bërë njerëz të ndryshëm diplomatë ushtarakë, mijëra diskutime dhe nuk u ka shpëtuar kjo gjetje e Janshes së Sllovenisë”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Ai i quan fake news raportimet për ridefinim të kufijve në Ballkan.

“Për ta diskutuar. Nuk do të ishte bërë lufta për Kosovën nëse qenka kaq e thjeshtë. Të gjitha këto lajme apo fake neës janë për konsum kafenesh dhe nuk besoj se ka ndonjë gjë serioze. Nuk besoj se mund të luajë kaq thjeshtë dikush e të rivizatojë në terren kufijtë e Ballkanit, pa ne gazeta e tavolina bëjmë vija kufijsh sa e si te duash. Kufijtë nuk janë vu asnjë herë askund pa luftë dhe pa Fuqitë e mëdha. Fuqitë e vogla duartrokasin”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat