“Qeveria po sulmohet ashpër nga opozita”

Politika

“Qeveria po sulmohet ashpër nga opozita”

Nga: A.M. Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:06
Qeveria Kurti

Kosova po përballet me zhvillime të shumta politike.

Dy ngjarjet më të rëndësishme që e shënuan këtë javë është miratimi nga Qeveria e Kosovës e koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe pjesëmarrja e Ministres së jashtme të Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pas miratimit të këtij koncept dokumenti, opinionisti Adem Bytyçi ka komentuar deklaratat e deputetëve të opozitës për këtë të fundit.

Ai ka thënë se kanë filluar ta sulmojnë Qeverinë në mënyrën më të ashpër.

“Disa deputet dhe deputete të atyre partive që i humben zgjedhjet e fundit,  dhe të cilët dyshohet që të ballafaqohen me ligjin në fjalë, kanë filluar ta sulmojnë Qeverinë aktuale në mënyrën më të ashpër dhe në të gjitha aspektet. Ligji i ka trondit aq thellë ata të cilët e dinë se që nesër mund të jenë subjekte të Ligjit për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme, sa që jo vetëm Kryeministrin, por kanë vënë në shënjestër të sulmeve absurde edhe Ministrat të cilët ky ligj është jashtë fushë veprimtarisë tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Bytyçi ka përmendur edhe reagimet ndaj paraqitjes së Gërvallës para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Këto ditë disa deputete dhe deputetët të ca subjekteve politike, bashkëpartikët e të cilëve janë në radhën e milionerëve, po e sulmojnë jashtë çdo të drejte dhe logjike politike, edhe Ministren e punëve të jashtme  Donika Gërvalla, duke i thënë se nuk i "mbrojti" si duhet interesat e Kosovës në KS, të OKB-së”, ka thënë Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat