I pasuksesshëm dialogu me Serbinë, në krye me Lajçak-un dhe Borrellin

Politika

I pasuksesshëm dialogu me Serbinë, në krye me Lajçak-un dhe Borrellin

Nga: A.Z Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:44
Miroslav Lajçak dhe Joseph Borell

“Kam pasur një videokonferencë të parë shumë të dobishme me Besnik Bislimin, Zëvendës Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog sot. Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, ka shkruar Lajçak.

Lidhur me këtë analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se për vazhdimin e dialogut është i pritshëm ky veprim i Lajçak-ut dhe nëse videokonferenca do të kishte dalë nga qeveria atëherë do të ishte më e besueshme, se sa nga Lajçaku.

“Është e pritshme dhe normale që misionari i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak të bëjë përpjekje që të bindë qeverinë e re të Kurtit për të vazhduar dialogun aty ku e la Hoti, pasi për këtë paguhet, por sa do ketë sukses do shihet në të ardhmen. Kjo videokonferencë e parë e Lajçakut me Zëvendëskryeministrin për Integrime evropiane të Kosovës, Besnik Bislimin, të kishte dalë nga qeveria e Kosovës do ishte më e besueshme, për çudi ky lajm dialogues del nga Lajçaku, kurse te pala kosovare ekziston një heshtje për videokonferencën e mbajtur të Lajçakut me Besnik Bislimin”, ka theksuar ai.

Më tej ka deklaruar se sa serioze ishte deklarata e Lajçak-ut do të duhej të tregonte Zëvendëskryeministri Bislimi.

Sipas Mehazit, Lajçak dhe Borell janë projekte dialogu të paguara serbe-ruse nga BE-ja, madje në krye me ta edhe dialogu do të jetë i pasuksesshëm.

“Se sa serioze dhe e dobishme është deklarata e videokonferencës së Lajçakut i cili tha: “Kam pasur një videokonferencë të parë shumë të dobishme me Besnik Bislimin, Zëvendës Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog sot. Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti” duhet ta tregojë vetë Besnik Bislimi para mediave të Kosovës. Mendojmë se Emisarët Special të BE-së, Lajçak e Borrell, për dialogun me Serbinë janë më shumë projekte të paguara serbe-ruse sesa nga vetë BE-ja. Për këtë shkak dialogu me Serbinë në krye me Lajçakun sllovak e Borrellin spanjoll do jetë i pasuksesshëm derisa qeveria e Kosovës nuk kërkon ndërrimin e të dyve të cilët vijnë nga shtetet që se kanë njohur Kosovën”, ka përfunduar Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat