Dallimet në qasjen bashkëpunese me Vjosa Osmanin dhe Hashim Thaçin në krye të presidencës, flet deputetja e VV-së

Politika

Dallimet në qasjen bashkëpunese me Vjosa Osmanin dhe Hashim Thaçin në krye të presidencës, flet deputetja e VV-së

Nga: A.Morina Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:29
Vjosa Osmani dhe Hashim Thaçi

Posti i presidentit të vendit ka qenë njëra nga tema më të përfolura kohëve të fundit në vend.

Vjosa Osmani u zgjedh president e vendit në seancën parlamentare gjatë së cilës kishte polemika të shumta.

Partitë opozitare, PDK dhe AAK e kundërshtuan Vjosa Osmani, pasi ata e cilësuan atë si presidente përçarëse dhe jo unifikuese.

Mirëpo, këto deklarata nuk e penguan partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje ta vendosin Osmanin si kandidaten kryesore për postin e presidentes.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni për gazetën “Bota sot” tha se është një gjë shumë e mirë që në krye të presidencës është një grua si Vjosa Osmani.

Ndërsa, Kryeziu-Hyseni foli edhe për dallimin në qasjen e bashkëpunimit të Qeverisë Kurti me presidenten Vjosa Osmani dhe me ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Roli i presidentit duhet të jetë unifikues dhe me qasje të njëjtë e të barabartë me secilin. Ne nuk do të duhej të kishim një president, që punon me inate politike dhe ka qasje të njëanshme.

Fatmirësisht, kemi në krye të presidencës një grua si Vjosa Osmani Sadriu, e cila pos që është më e votuara dhe e përzgjedhura e popullit për këtë post, është edhe ajo që ka treguar në vazhdimësi konsistencë dhe ne besojmë se bashkëpunimi me të do të jetë i atillë siç duhet të jetë bashkëpunimi me presidenten e vendit”, deklaroi deputetja e VV-së, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket qëndrimeve të PDK-së dhe AAK-së kundër presidentes Vjosa Osmani, tha se nëse nuk do të zgjedhje presidentja, atëherë disa prej këtyre partive do t’i rrezikohej seriozisht hyrja në Kuvend

“Nuk do të doja t’i komentoja fare. Vet qëndrimet e tyre flasin. Ajo çfarë di të them është se po të shkonim në një palë zgjedhje të reja, disa prej këtyre partive do t’i rrezikohej seriozisht hyrja në Kuvend. Sepse qëndrimet e tilla de konstruktive, i kanë sjellë ato në gjendjen le të themi më të mjerueshme politike”, thëksoi Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat