Paralajmërimi i frikshëm për Kosovën pas projektit slloven: Ja e vërteta e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin

Politika

Paralajmërimi i frikshëm për Kosovën pas projektit slloven: Ja e vërteta e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin

Nga: P.R Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:11
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar se e ka parë hartën me ndryshime kufijsh në Ballkan, e cila po raportohet që nga kryeministri slloven, Janez Jansha, i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian, si propozim për të ardhmen e rajonit.

Si[as kësaj harte, propozohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe bashkimi Republika Sërpska me Serbinë.

“E kam parë dhe e kam biseduar me të. E kam biseduar me kryeministrin slloven kohë përpara. Kam biseduar në përgjithësi për idetë dhe e kam parë edhe këtë dokument që ka dalë, por s’kam asnjë koment për të. S’kam asnjë koment”, ka kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E për publikimin e kësaj harte, si dhe reagimin e Edi Ramës, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

“Harta, të cilën kryeministri i Sllovenisë ia ka dërguar si zgjidhje presidentit të Këshillit Evropian, është kundërshtuar nga Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina. Për të nuk kanë folur ende në Prishtinë dhe këtë e shoh si një shenjë pavendosmërie të qeverisë ose si një shenjë se aktorët e dy institucioneve kryesore, qeveria dhe presidentja nuk kanë mundur ende të gjejnë gjuhën e përbashkët për të reaguar. Ndërsa Edi Rama nuk reagoi, por foli pas disa ditësh. Sigurisht që ai dhe të gjithë në Ballkan e madje në Evropë e më tej e dinë se kjo hartë është server nga ana e kreut të ekzekutivit slloven, pavarësisht se ai e mohon një gjë të tillë. Ndërkohë me deklaratën e tij Edi Rama na bën me dije se ka qenë në dijeni të këtij propozimi të Janshas”, shprehet Bytyçi.

Më tej, Bytyçi publikimi i projektit slloven nuk ka ardhur krejt rastësisht.

“Unë nuk dua të spekuloj, por nëse Jansha vihet para përgjegjësisë dhe do t’i duhet të paguajë kosto për këtë propozim, ai do të dëshmojë të vërtetën. E vërteta është se Aleksandër Vuçiq ka ngarkuar Edi Ramën që kryeministri i Shqipërisë të bëjë propozimin e ndarjes së Kosovës dhe BH. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kryeministri I Sllovenisë nuk do ta bënte këtë me propozimin e presidentit të Serbisë. Por pas rekomandimit që ai ka marrë nga Rama, me emrin e këtij të fundit është legjitimuar që të flasë me Viktor Orban, me Miroslav Lajcak dhe me zotin Borrell. Të gjithë këta sot do të thonë se “nuk kanë dijeni”. Por publikimi i projektit slloven nuk ka ardhur krejt rastësisht. E kanë nxjerrë nga sirtari ata që janë të interesuar të ndodhë kjo ndarje”, thekson profesor Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

“Mbajeni mend: Nëse diskutohet gjatë kjo hartë e ky projekt, edhe pse Edi Rama do jetë në opozitë ose thjesht një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë, ai do të dalë gradualisht për ta marrë në mbrojtje projektin në fjalë. Do ta justifikojë si „mundësi e artë për të krijuar Shqipërinë e Bashkuar“! Dhe në pamje të parë duket se kjo do të realizohet”, deklaron më tej profesor Bytyçi.

Bytyçi ka treguar se çfarë do të humb Shqipëria, në rast se ndodhë projekti i propozuar nga Janez Jansha.

“Në fakt është e kundërta: Shqipëria do të humbasë kryeqytetin e Dardanisë, Shkupin. Do të humbasë veriun e pasur të Kosovës. Nuk do të arrijë të përfshijë në territoret e saj ato territore që edhe vetë harta i projekton si pjesë të saj. Sepse kur një hartë del në treg, do të sulen të gjithë për të marrë pjesën më të madhe të mundshme dhe shqiptarët për shkak të përçarjes edhe për 10-15 apo 20 vite nuk do të bëhen të aftë të konkurrojnë me forcën politike e diplomatike të Serbisë. Edi Rama ndoshta i beson Alksandër Vuçiqit, por ne në malësi e dimë se “serbët nuk kanë besë”! Megjithatë Rama nuk e ka këtë problem, nëse është ose jo besnik ndaj tij presidenti I Serbisë. Problemi I tij është pushteti! Për momentin kryeministri shqiptar nuk ka koment për një dramë dhe operacion kaq të rëndësishëm, i cili prek territoret e kombit shqiptar. Nuk ka bërë koment as ministria e Jashtme. Askush nuk flet për këtë çështje. Të gjithë janë të zënë me fushatën elektorale dhe ne nuk e dimë as qëndrimin e opozitës. Megjithatë, mesa i njoh unë qëndrimet e Lulzim Bashës, dua të besoj se opozita ka qëndrim të prerë rreth kufijve dhe është kategorikisht kundër për të diskutuar për një rend të ri në rajonin tonë”, shpjegon profesor Bytyçi.

Ai shpreson që 25 prilli të sjellë ndryshimin e madh në Shqipëri, që të mos i lihet në dorë Edi Ramës fati i atdheut dhe kombit tonë.

“Ai është njeriu më i papërgjegjshëm që ka njohur historia jonë e re. Është jo vetëm arrogant, por edhe I dobishëm për armiqtë e kombit shqiptar. Imagjinoni nëse propozimi i Janshas vihet në tavolinë dhe në atë tavolinë do të ishte Edi Rama bashkë me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin! Po ashtu aty të ishte edhe Aleksandër Vuçiq. Nëse presidentja dhe kryeministri i Kosovës do të kundërshtonin ndonjë ose disa zgjidhje, duke kundërshtuar presidentin serb, Rama do t’u bashkohej këtij të fundit kundër përfaqësuesve të Kosovës! A nuk veproi për gati tri vite kësisoj, në kohën që diskutohej ndarja e Kosovës?! A nuk e kemi parë se si ai më 29 prill 2019 në Berlin iu bashkua Vuçiqit bashkë me Hashimin për t’iu kundërvënë kryeministrit Ramush Haradinaj?!”, deklaron Bytyçi.

Për fund, ai thotë se Rama dhe Vuçiq kanë për qëllim ta çojnë Ballkanin në luftë.

“Është i njëjti Edi Rama! Nuk ka heq asnjë tullë në marrëdhëniet e tij të ngushta e vëllazërore me Aleksandër Vuçiqin, edhe pse ka disa muaj që nuk e takon për shkak të fushatës elektorale. Sapo të kalojë 25 prilli ai do të shkojë përsëri në Beograd, po t’i fitojë zgjedhjet (mos e dhëntë zoti) dhe do të rekordojë edhe detajet me Sandrin e Serbisë për të shtyrë përpara propozimin e Janshas. Rama dhe Vuçiq kanë për qëllim ta çojnë Ballkanin në luftë, sepse janë udhëheqës të tipit që vetëm nga përplasjet dhe luftërat fitojnë. Në paqe e në demokraci ata humbasin”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat