Rrahmani flet për planin e Komisionit të Financave për bizneset që janë prekur nga pandemia

Politika

Rrahmani flet për planin e Komisionit të Financave për bizneset që janë prekur nga pandemia

Nga: M.H Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:08
Eman Rrahmani

Vendi po përballohet me një situatë të rëndë pandemike, e cila dita ditës po vështirëson edhe anen ekonomike të vendit.

Nga kjo mbyllje për shkak të pandemisë kanë pësuar më së shumti bizneset, të cilat qëndruan të mbyllura për një kohë të gjatë e kësisoji ato ishin të cilat patën humbjen më madhe ekonomike, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo me formimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, këto sfida të hasura ekonomike do të mundohen që të minimizohen.

I pyetur nga “Bota sot”, deputeti nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani i cili është pjesë i këtij Komisioni, u shpreh se fillimisht do të merren me shqyrtimin e raporteve që kanë mbetur në gjysmë nga legjislatura e kaluar.

“Së shpejti fillojnë raportet e vitit 2020 dhe gjatë shqyrtimit të raporteve, natyra e punës na obligon të merremi edhe me raportet të cilat kanë mbetur pa u shqyrtuar, andaj do të jetë një vazhdimësi e punës e cila besoj do të përfshijë edhe ato raporte që kanë mbetur pa u shqyrtuar vitin e kaluar”, u shpreh deputeti.

Pastaj Rrahmani thotë se në koordinim me Ministritë maksimale do të fillojnë edhe për një planë ekonomik për bizneset të prekura nga pandemia.

“Kjo do të bëhet në koordinim më shumë me Ministritë përkatëse, natyrisht që çfarëdo kontributi që mund të japim si komision do të angazhohemi maksimalisht”, nënvizoi Rrahmani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat