Trondit eksperti i sigurisë: Nëntoka kriminale në Kosovë e ka gjenezën në strukturat e fshehta serbe dhe SHIK!

Politika

Trondit eksperti i sigurisë: Nëntoka kriminale në Kosovë e ka gjenezën në strukturat e fshehta serbe dhe SHIK!

Nga: N.Sh Më: 20 prill 2021 Në ora: 21:55
Ilustrim

Ende pa u mbushur një muaj nga qeverisja e re, opozita kanë filluar sulmet e tyre në drejtim të Qeverisë.

Ata po pretendojnë që qeveria aktuale duhet brenda muaji t’i rregullon punët e këqija që kanë ndodhur tash e 20 vjet po nga qeverisjet e tyre.

Opozita kanë filluar me rend me i cek problemet të cilat janë në Kosovë, por po harrojnë që këto probleme janë shkaktuar pikërisht nga ta.

Andaj, edhe po të dëshiron qeveria e re, nuk ka fuqi që ato probleme të tejkalohen brenda një viti e ndoshta as një mandati qeverisës.

Në lidhje me këtë çështje, eksperti i sigurisë dhe ish-zv. Ministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava thekson se, tmerrimet që po ndodhin tani nga opozita, për veprimet e luftimit të të gjitha të këqijave që priten t’i ndërmerr Qeveria Kurti, janë vendimmarrja e hapur e  elektoratit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku elektorati si sovran që është, të gjithë në sinkron të zhgënjyer me qeverisjet e deritashme kriminale, qysh nga çlirimi i vitit 1999 e deri më tani, vendosi që votat në mënyrë absolute t’ia jep LVV dhe Listës Vjosa, që ta qeverisin këtë vend në këtë mandat 4 vjeçar.

“Unë mendoj se është e kuptueshme tani pse po i frikësohen kaq tmerrësisht dhe po qartën tepër keq partitë politike në opozitë, që e zhvatën dhe e shkatërruan për dy dekada këtë̈ popull e këtë shtet, derisa anëtar të qeverisë se re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit po e thonë publikisht e botërisht edhe para faktorit ndërkombëtar, madje edhe para KS të OKB-së, se e kanë në prioritet mbi prioritetet luftën e drejt ligjore për një çlirim të ri te vitit 2021 - kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se, një të vërtetë të madhe që e tha ditë më parë Presidentja Vjosa Osmani, e përsëriti edhe Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, e që ngjalli reagime të ashpra e të kota nga anëtarët e opozitës.

Image
Hajrullah Tërnava

“Është për tu habitur nga opozita me këto reagime të tilla të degraduara e destruktive, sikur që po e dinë edhe ata vetë se që në vitet e pasluftës e kanë katandisur këtë vend me krimet e bëra prej tyre veç për t’u pasuruar deri ne pangopësi, kurse faktori ndërkombëtar sikur që janë BE kërkonte nga ata që ta luftojnë krimin në përgjithësi nëse duan ta fitojnë Liberalizimin e Vizave për të gjithë qytetarët të përvuajtur për 22 vite, por edhe përkundër  këtyre kërkesave të BE-së, krimi nuk luftohej, sepse po të ndodhte kjo, ata që ishin në krye të shtetit do të duhej të ishin të parët mbrapa grilave të burgut”, shton ai.

Ai pohon se, elektorati në zgjedhjet e fundit u përcaktua për këtë Qeveri e cila tani po na bind e gëzon shumë me veprimet e saja dhe premtimet që po i përsërite se do t’i luftoj të gjitha të këqijat e gjertanishme në Kosovë.

“Është plotësisht e drejtë dhe e qëlluar kur udhëheqësit hapur e flasin të vërtetën për gjendjen kriminale, e cila është në institucione dhe në jetën publike në Kosovë, e për të cilën më së miri e din edhe faktori ndërkombëtar, sepse ata janë përherë të pranishëm në vendin tonë, por edhe bash ky faktor po insiston që ta luftojmë krimin në përgjithësi, si kusht për liberalizim të vizave. Veprimet që po ndërmerren nga kjo Qeveri, dhe ato që po premtohen që do të ndërmerren kundër krimit dhe korrupsionit, e arsyetojnë besimin që e morri nga shumica e mbi 50% të qytetarëve të Kosovës, dhe kjo është një garanci se më në fund do të instalohet drejtësi e vërtetë për qytetaret pa dallim, dhe do të luftohet nëntoka kriminale e cila gjenezën e ka që nga strukturat e fshehta serbe dhe SHIK-ut të  instaluar në 20 vitet e kaluara, nga ata që e qeverisen vendin, por nuk ndërmorën asnjë veprim të vetëm për shtet të së drejtës”, potencon Tërnava.

Eksperti i sigurisë tutje treton se çfarë bënë QPK-ja e PDK-së dhe SHIK-ut.

“QPK-ja e PDK-së dhe SHIK-u punuan vetëm për kapjen dhe instalimin e krimit, që e mbajti peng Kosovën nga viti 1999 me instalimin e Qeverisë së Përkohshme ilegale të Kosovës - QPK të kontrolluar 100% nga struktura kriminale e SHIK-ut si një mini qeveri tjetër ilegale e QPK-së, që mbijetoi deri në krijimin e kësaj qeverisje të re nga një subjekt i ri politik i fare i pakorruptuar, me Kryeministër e Presidente që e thonë hapur të vërtetën për qytetarët dhe krejt botën, një ministre e jashtme që betohet edhe në KS të OKB-së së Kosova do të bëhet e do të jetë gjithmonë një shtet shembull i sundimit të ligjit dhe jo i mafies dhe nëntokës kriminale, e cila e mbajti peng deri më 22 mars kur u votua Qeveria Kurti 2. Prandaj sa më parë të fillohet me luftimin e të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur këtij vendi, aq më mirë dhe më shpejt do të na hapen rrugët drejtë BE-së dhe edhe përtej Atlantikut”, përfundon eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat