Lulzim Basha e Sali Berisha “çmendin” Vuçiqin, Duhanaj kërkon të bëhet politikë pa ndikim nga vendet fqinje

Politika

Lulzim Basha e Sali Berisha “çmendin” Vuçiqin, Duhanaj kërkon të bëhet politikë pa ndikim nga vendet fqinje

Nga: A.Z Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:55
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Sali Berisha

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur rreth zgjedhjeve në Shqipëri që do të zhvillohen më 25 prill.

Vuçiq ka thënë se po i ndjek sondazhet e dhëna, ku sipas tij kundërshtarët politik janë me nga dy përqind larg.

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind.”ka thënë Vuçiq.

Sipas asaj që pretendon Vuçiq, pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Vuçiq, ata flasin për një Shqipëri Etnike dhe ai ndihet krenar që po i pengon.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.” ka thënë Vuçiq.

Analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se shqiptarët bien pre vazhdimisht.

“Është vërtetë një mashë e thjeshtë në të cilën shqiptarët bien preh vazhdimisht. Edhe në zgjedhjet në Kosovë, ka pas zëra që herë për njërën herë për palën tjetër kanë cilësuar si më të "mirë, apo këqij"”, theksoi ai.

Duhanaj shtoi se edhe nëse do të ndodhte, politika shqiptare nuk do të bënte dallime në interesin kombëtarë, sipas tij, shqiptarët duhet ta bëjnë politikën pa u ndikuar nga interesat.

“Në fakt, Shqipëria nuk ka ndonjë rol vendimtarë në proceset që pritet të ndodhin, por edhe nëse do të ndodhte, nuk besoj që politika shqiptare si tërësi do të bënte dallim në raport me interesin kombëtarë. Shqiptarët duhet të mësohen të bëjnë politikën e vetë në mënyrë proaktive, pa u ndikuar nga interesat e fqinjëve dhe të koncentrohen në konsolidimin dhe avancimin kombëtarë”, ka deklaruar Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat