“Kërcënim kombëtar”/ Detaje nga marrëveshjet e rrezikshme për Kosovën: “Thaçi e Veseli ndanë Kosovën me marrëveshjet e para”

Politika

“Kërcënim kombëtar”/ Detaje nga marrëveshjet e rrezikshme për Kosovën: “Thaçi e Veseli ndanë Kosovën me marrëveshjet e para”

Nga: N.Sh Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:22
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Muaji maj, sipas raportimeve, do të jetë rifillimi i dialogut Kosovë – Serbi.

Në dialog nga Kosova do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, dhe ekipi i tij, i cili do ta përfaqëson Kosovën në mënyrë të dinjitetshme përballë presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Analisti politik, Gani Qarri, ka përkujtuar marrëveshjen e rrezikshme sipas tij, të 19 prillit të vitit 2013, e cila ka të bëjë me formimin e komunave serbe, e nënshkruar nga Hashim Thaçi.

“Duke pasur parasysh faktin se nga 19 prilli i vitit 2013, kemi në fuqi një marrëveshje të rrezikshme kundër kushtetuese, si ajo për formimin asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila jo vetëm që është nënshkruar nga vet kuislingu Hashim Thaçi, por fatkeqësisht me insistimin e tij si kryeministër i atëhershëm, ajo është miratuar me Ligj të veçantë edhe në Kuvendin e Kosovës, me shumicën dërmuese të votave dhe mbi 2/3 e deputetëve, dhe nga atëherë, mjerisht konsiderohet si marrëveshje ndërkombëtare, e vërtetuar me 25 gusht të vitit 2015 edhe nga jugokomunisti me nam, Isa Mustafa me nënshkrimin e tij të vënë para ndërmjetësuesve të BE-së, në Bruksel, çdo rifillim i bisedimeve, nga cilado Qeveri, në momentet kur edhe BE-këmbëngul që të formohet ky i ashtuquajtur asociacion, do të jetë nismë tepër e vështirë”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Qarri gjithashtu ka folur edhe për ndarjen e Kosovës, që sipas tij u nënshkrua nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Madje shto kësaj faktin se marrëveshja për formimin e asociacionit një-etnik kundër kushtetues serb, si dhe kërkesa publike drejtuar ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës, mbajnë autorësinë e kuislingut Hashim Thaçi i cili bashkë me Veselin, menjëherë pas lufte, fillimisht e ndanë Mitrovicën, ndërsa në koordinim me Aleksandër Vuqiçin, vet Thaçi nën ndërmjetësimin e neo-komunistes Italiane Federika Mogherini, futi në tryezën e bisedimeve me Serbinë edhe idenë e ndarjes së shtetit të brishtë të Kosovës, jo vetëm që do ti ngarkojë jashtëzakonisht bisedimet, por edhe frika nga pasojat që mund të sjellin aktet e lartcekura tradhtare, do të mbretërojë tek të gjithë shqiptarët, deri në minutat e fundit, të nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare me një shtet ish okupator dhe arrogant e agresiv si Serbia”, potencon ai.

Ai shprehet se, Qeveria Kurti duhet që t’i shpallë të pavlefshme të gjitha vendimet e Thaçit dhe Mustafës.

Image
Gani Qarri

“Ndaj, para se të rinisë çfarëdo dialogu, i cili siç thuhet, pritet të fillojë, pas vizitave të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, dikund nga mesi i muajit maj, nëse vërtetë Qeveria e re, dëshiron ta shpëtoj Kosovën nga bosnjëzimi dhe krijimi i një republike të re -"srpska" edhe në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe ta mbrojë vendin nga ri copëtimi i mëtejmë, para se të shkojë në bisedime, duhet urgjentisht ta mbledhë Kuvendin dhe ti shpallë të pavlefshme të gjitha vendimet e dëmshme të kuislingut Hashim Thaçi dhe jugokomunistit Isa Mustafa, të cilat përveç se shkelin Kushtetutën e vendit, prishin edhe rregullimin e brendshëm shtetërorë, si dhe rrezikojnë hapur vazhdimësinë e shtetësisë së Kosovës”, shton Qarri.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i shpallë me ligj si akte të ndaluara tradhtare dhe rrezik të lartë antishtetëror dhe antikombëtar.

“Kështu që Kuvendi dhe Qeveria e re, si kërkesën publike të Thaçit drejtuar ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës, ashtu dhe asociacioni i shpallur kundërkushtetues, nga vet Gjykata Kushtetuese e Kosovës, para çfarëdo dialogu a takimi, duhet ti shpallin me ligj, akte të ndaluara tradhtare, si dhe kërcënim të rrezikut të lartë- antishtetëror dhe antikombëtar, ta miratojnë inicimin e menjëhershëm të hetimit nga prokuroria speciale e shtetit, të këtyre dy figurave të dyshimta-Thaçi e Mustafa dhe vendosë ata para drejtësisë, për tradhti të lartë, shkeljen e Kushtetutës, kërcënimin territorial dhe rrezikimin e shtetit të Republikës së Kosovës”, potencon Qarri. 

Pra pikërisht tani, Qarri thotë se, është momenti vendimtar që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ti çmontojë me ligj, një orë e më parë, të gjitha marrëveshjet e rrezikshme të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, duke i shpallë të pavlefshme asociacionin kundër kushtetues-një etnik serb në Veri të Vendit, si dhe shfuqizojë urgjentisht dhe shpall akt të lartë tradhtie, kërkesën publike të renegatit Thaçi, drejtuar ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës me 25 korrik 2018 në Alpbach të Austrisë.

“Vetëm në këtë mënyrë Qeveria e re dhe delegacioni i ardhshëm negocius me Kurtin në krye, do të çlirohen përfundimisht nga këto akte, tepër rënduese dhe ti kenë duart e lira për formën e re të zhvillimit të bisedimeve, duke vënë si prioritet, në tryezë të bisedimeve me Serbinë, krimet dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia, kundër shqiptarëve të pafajshëm të Kosovës, kthimin e mbi 1657 trupave të të kidnapuarve familjeve të tyre në Kosovë, përgjegjësinë për mese 20 mijë femrat e përdhunuara nga policia dhe ushtria pushtuese serbe, vendosjen e kriminelëve serb para drejtësisë, si dhe reparacionet e dëmeve të luftës, të cilat për më tepër se 10 vite bisedime nën udhëheqjen e Thaçit & Co, jo vetëm që nuk janë trajtuar asnjëherë, por as nuk është lejuar hetimi dhe gjykimi i tyre kurrë, nga prokuroria dhe gjykatat e Kosovës, pa shqyrtimin e drejtë të të cilave nuk duhet të ketë rifillim të bisedimeve as nuk mund të arrihet marrëveshje e drejtë përfundimtare”, përfundon Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat