“Tema e shkëmbimit të territorit, përkatësisht ridefinimit të kufijve, nuk është e re”

Politika

“Tema e shkëmbimit të territorit, përkatësisht ridefinimit të kufijve, nuk është e re”

Nga: M.H. Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Javë më parë kryeministri slloven Janez Jansha ka paraqitur një “non-paper” me planet e tij për riorganizimin e Ballkanit.

Kryeminsitri në këtë dokument joformal ka përmendur ndarjen e territorit të Kosovës dhe ndryshimin e kufijve në Ballkan, përcjell “Bota sot”.

Ndër tjera thuhet: “Për pikën "a) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë” në letër shkruhen katër rreshta. Për pikën "b) Bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë" vetëm tre”.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se tam për shkëmbim të territorëve daton dekada me radhë e që ka prekur gjithmonë vetëm interesat serbe.

Analisti përmend dy varianta të mundëshm në lidhje me bashkimin me Shqipërinë, sipas tij e mira do të ishte Kosova të konsolidohet me vendet ndërkombëtare në mnëyrë që edhe të integrohet më lehtë në BE.

Image
Leon Duhanaj

“Tema e shkëmbimit të teritorit, përkatësisht ridefinimit të kufijve, nuk është e re. Kjo temë qarkullon dekada me radhë dhe fillim e mbarim ka qenë temë që ka pasë për synim realizimin e interesave serbe. Edhe luftërat e viteve të 90-ta filluan me ketë logjikë, ku serbet synonin shtrirjen territoriale gjithandej ku ka pak banor serb. Në kontekstin shqiptar të sotshëm, duhet t'i shohim disa variante. 1. Më i miri, kishte me qenë konsolidimi kombëtarë gjithandej e tek në rrethana të favorshme të shihet mundësia e bashkimit. Deri atëherë, të integrohen në BE dhe të organizohen në një bashkësi pa kufij”, u shpreh Duhanaj.

Më tej sipas tij varianti i dytë do të ishte që nëse do të kishte bashkim Kosova të mbetet shtet kombëtar mirëpo që sipas analistit çdo ndryshim kufijsh paraqet rrezik në vet.

“Varianti i dytë është zgjidhja e tillë, por për Kosovën do duhej të rezultonte me shtet kombëtarë gjë të cilin do ta kemi vështirë ta realizojmë, duke pasë parasysh konrekstin e krijuar me kishat ortodokse e me shumë gjëra tjera. Çdo ndryshim kufijsh në vete ngërthen edhe rrezikun përmanent të shpërthimit të ndonjë lufte, prandaj nuk besoj që mund të realizohet. Tek çështja e dialogut, çdo status quo, i konvenon vetëm Serbisë, prandaj nga ne kërkohet seriozitet i madh në ketë segment dhe agjendë që ky të proces të përmbyllet sa me parë”, nënvizoi Duhanaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat