Paralajmërimi për Albin Kurtin: LDK po e merr rolin kryesor, ja kujt duhet t’i konfiskohet pasuria

Politika

Paralajmërimi për Albin Kurtin: LDK po e merr rolin kryesor, ja kujt duhet t’i konfiskohet pasuria

Nga: P.R Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:57
Albin Kurti

Javë më parë, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke i hapur kështu rrugë formimit të grupeve punuese në Ministrinë e Drejtësisë.

Ky Projektligj për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme synohet që brenda vitit të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës nga Qeveria.

E analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se nëse nuk u konfiskohet pasuria politikanëve të fuqishëm,, atëherë ky ligj do të dështojë.

Image
Faton Mehmeti

“Nëse qeveria nuk konfiskon pasurinë e njerëzve të fuqishëm të politikës, atëherë konfiskimi i pasurisë do të jetë gjysmat, me destinim për të dështuar. Edhe pse pasuria e "peshqve të mëdhenj" vështirë të ndodh, pasi ata pothuajse asgjë nuk kanë në emrin e tyre, disa paratë i kanë në vende të largëta afrikane. Megjithatë, kjo gjë s’duhet të dekurajojnë nismën e këtij dokumenti”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, klani “Pronto” duhet t’i frikësohet miratimit të ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Klani "Pronto" komplet duhet të jetë cak i konfiskimit të pasurisë, aty është e keqja e madhe. Këtij ligji duhet t'i frikësohen ata që kanë zhvatur këtë vend tani e 20 vjet. Para kësaj duhet bërë reforma në drejtësi, Vetting në drejtësi pasi me prokurorë të klanit "Pronto" zbatimi i këtij dokumenti që do bëhet ligj është vështirë të zbatohet”, deklaron Mehmeti.

Më tej, Mehmeti thotë se duhet të pritet 100 ditëshi i Qeverisë Kurti, në mënyre që të gjykohet pastaj për veprimet e saja.

“Nuk mund asnjëherë të jap gjykim të drejtë dhe të plotë për një qeveri që ska mbushur akoma 30 ditë punë. Çdo kund bilanci i parë i qeverisë bëhet në 100 ditëshin e pare, kështu që është mirë me prit këtë 100 ditësh”, nënvizon Mehmeti.

Për fund, analisti Mehmeti deklaron se LDK po e merr rolin kryesor si parti opozitare në Kosovë.

“Opozita deri tani ka bërë vetëm zhurmuesen në mungesë të një opozite serioze. Natyrisht se LDK dhe PDK do bëjnë garë se kush do të jetë opozita kryesore, ajo që tregohet më pragmatike dhe më koherente në qëndrimet e saja do e fitojë këtë epitet. Duket se LDK po tregon një pjekuri më të madhe se PDK në këtë aspekt, edhe pse është herët shumë për të folur qoftë për punën e qeverisë ashtu edhe për rolin e opozitës”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat