Skenari ‘shkatërrues’ për Vuçiqin, “përballë tij më nuk do të jetë miku i tij Hashim Thaçi”, por...

Politika

Skenari ‘shkatërrues’ për Vuçiqin, “përballë tij më nuk do të jetë miku i tij Hashim Thaçi”, por...

Nga: N.Sh Më: 22 prill 2021 Në ora: 21:28
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Kosova dhe Serbia pritet të takohen në Bruksel në muajin maj.

Dialogu Kosovë-Serbi do jetë më serioz me ardhje e Presidentit Biden në SHBA dhe të Albin Kurtit në Kosovë me një rritem të shpejtë të njohjeve reciproke të dy shteteve fqinje, kjo vërehet te letrat e fundit të Joe Biden dërguar elitës politike të Kosovës për një marrëveshje  të shpejtë përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Kështu ka vlerësuar prof. Sulejman Mehazi, i cili shton se, dialogu do të jetë ndryshe me kryeministrin Albin Kurtin.

“Prej aktorëve të më parshëm dialogues Kosovë-Serbi pala serbe ka mbetur e njëjtë si nga njerëzit, si nga principet e kërkesat politike ndaj Kosovës, në anën e Kosovës me fitoren e madhe të Albinit Kurtit, dhe, dialogu do jetë më ndryshe ndaj Serbisë, ashtu si qytetarët e Kosovës që votuan për ndryshime Albin Kurtin, poashtu kërkojnë edhe ndryshime në të mirë të dialogut me Serbinë me anë të Kurtit”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, ardhja e Kurtit dhe Osmanit ka ndryshuar edhe diskursin e dialogut politikë me Serbinë.

“Tani e tutje përballë Vuçiqit nuk do jetë miku i tij, Hashim Thaçi për shkëmbime territoresh, po Albin Kurtin me principe të forta dialoguese shtetërore të Kosovës. Me Thaçin dukej superioriteti dialogues i Vuçiqit për shkëmbime territoresh, kurse tani me Albin Kurtin do duket superioriteti dialogues i Albin Kurtit ndaj Aleksandar Vuçiqit për masakrat serbe në Kosovë”, thotë ai.

Sipas tij, dialogu do të varet nga SHBA dhe BE.

“Megjithatë dialogu, Kosovë-Serbi, do varet prej seriozitetit politik e geostrategjike të SHBA-ve dhe BE-së, nëse ata kanë vendosur që Serbia t'i japë fund dialogut për njohje të Kosovës do bëhet, nëse jo atëherë ky dialog i zgjatur mund të bjerë konflikte të reja shqiptaro-serbe”, përfundon ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat