Opozitën nuk e ndihmojnë as protestat

Politika

Opozitën nuk e ndihmojnë as protestat

Nga: A.M. Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:16
Ilustrim

Në Kosovë pritet të mbahen protesta. Kështu të paktën kanë paralajmëruar partitë opozitare.

Protestat shihen si mjet për të kundërshtuar qeverisjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Por, këto protesta nuk po shihen mirë për shkak të pandemisë globale që po përballet Kosova, tash një vit.

 Opinionisti Adem Bytyçi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve në pandemi.

“Protestantë e tilla në kohë pandemie janë kundër produktive. Qeveria Kurti përkitazi me pensionet ka zbatuar një vendim të përkohshëm të qeverisë së mëparshme anti kushtetuese, me të cilin Qeveria e mëparshëm kishte rritë pensionet përkohësisht për shkak të Pandemisë”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Bytyçi është shprehur se prapavija e protestave të opozitës janë zgjedhjet lokale.

“Partitë e opozitës protestantë kundër qeverisë aktuale i organizojnë në këtë periudhë me prapavijë politike, me qëllim që me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të fitojnë sa më shumë përkrahjen e qytetarëve për t'i fituar zgjedhjet në më shumë komuna, mirëpo nuk besojë se një opsion i tillë do t'iu ndihmojë, sepse qytetarët e kanë kuptuar gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi për shkak të Pandemisë”, ka vlerësuar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat