“Opozita jashtë loje”

Politika

“Opozita jashtë loje”

Nga: A.M. Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:49
Islam Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar protesta për të kundërshtuar punën e Qeverisë së Kosovës.

Të njëjtën e kanë paralajmëruar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar paralajmërimet e opozitës për protesta.

Ai ka thënë se opozita po mundohet me deklarata që t'a kërcënojnë qeverinë me protesta në kohë pandemie.

“Deklaratat e partive opozitare PDK-së dhe AAK-së janë sa për të bërë show asgjë më shumë sepse qeveria Kurti i ka lenë  jashtë loje duke mos ju lenë hapësirë për asgjë dhe mundohen me deklarata që t'a kërcënojnë qeverinë me protesta në kohë pandemie”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi ka shtuar se partitë opozitare po mundohen të thirren në kauza të rrejshme për të rrëmbyer ndonjë votë për zgjedhjet lokale.

“Partitë opozitare mundohen t'a faktorizojnë vetën për t'u fuqizuar në zgjedhjet lokale duke u munduar të thirren në kauza të rrejshme për të rrëmbyer ndonjë votë apo votën e atyre që janë të luajtshme në vetëbesimin e tyre.  Kurti e ka djegur opozitën dhe tani opozita ka mbetur ofsajdë e që mundohen vetëm të bëjë zhurmë përmes portaleve që i financuan për të ju shërbyer dhe përkrahur”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat