Cili agjent e bllokoi për disa javë nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë? – Analisti nga Gjermania befason me informatat

Politika

Cili agjent e bllokoi për disa javë nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë? – Analisti nga Gjermania befason me informatat

Nga: A.Morina Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:57
Pamje nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë

Javë më parë, shtetet e Ballkanit Perëndimor u tronditën nga publikimi i një dokumenti nga kryeministri slloven Janez Jansha, ku për bazë e kishte kompletimin e ‘shpërbërjes së Jugosllavisë’.

Ky dokument thuhet se është i lidhur me komunitetin lokal të inteligjencës, i cili njoftoi se Jansha angazhohet në favor të ndryshimit të kufijve të Serbisë dhe Kosovës sipas planit Vuçiq –Thaçi.

Idetë e "shpërbërjes përfundimtare të Jugosllavisë" dhe spostimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, vazhdon të jetë një temë tejet e ndjeshme dhe që ngjallë reagime të shumta në rajon.

Njohësi i çështjeve politike nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur për dokumentin e publikuar nga kryeministri slloven, Janez Jansha për ndryshimin e kufijve të shteteve në Ballkan.

Ai u shpreh se në lidhje me këtë dokument kishin njohuri edhe shumë individë dhe institucione shqiptare, ballkanike dhe evropiane.

Image
Njohësi i çështjeve politike nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

“Së fundi u publikua një letër-dokument nga gazetari dhe personaliteti i mirënjohur slloven, Janez Jansha, mbi ndryshimin e kufinjëve në Ballkan. Edhe pse ende i pa publikuar, për atë dokument ishin në dijeni shumë njerëz dhe institucione shqiptare, ballkanike, madje, edhe evropiane. Megjithëse dokumenti ka autorësi të shënuar, është kontestuar, mohuar nga ai, me arsyetimin se nuk ka dijeni e lidhje me dokumentin në fjalë!”, deklaroi ai.

Zeqiraj shpjegoi se si kanë ndryshuar marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë, me kalimin e kohës. Në këtë rast, ai përmendi përfaqësimin e Kosovës, nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, dhe porosinë e këtij të fundit për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe veprimet e tij.

“Marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë, kanë qenë të ndryshme në kohë. Ato që janë bërë në gjallje të Presidentit Ibrahim Rugova, kanë qenë transparente dhe me përfaqësim të gjerë të subjekteve politike. Që nga shuarja fizike e Dr. Rugovës, në bisedimet Kosovë-Serbi, ka hyrë forma konspirative, pa fije transparence! U harrua porosia e Dr. Rugovës, që Hashim Thaçi "të mos lejohet të ngritet në pozita, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!" Nga kjo porosi kuptohet se Rugova ishte i informuar për të bëmat e Thaçit”, theksoi ai

Analisti nga Gjermani potencoi edhe lidhjen e ngushta me të Thaçit me agjentin francez, Damjan Arnaud, gjatë viteve 1997-2000. Zeqiraj tregoi edhe se si vetë agjenti francez e pranoi se ish-presidenti Thaçi ishte agjent i tyre.

“Bashkëpunëtorët, kogja të ngushtë të Hashimit, përfshi edhe Bardhyl Mahmutin, i ngarkuari me punë të Jashtme, nga ana e LPK-së, nga viti 1997-2000, ka denoncuar lidhjen e dyshimtë të Hashimit, me agjentin e shërbimit informativ të DGSE francez, Damjan Arnaud, i cili thotë se janë njohur në kursin e gjuhës gjermane në Cyrih! Dhe, e kishin përcjellur, hap pas hapi, në Tiranë dhe zbuluar, tërësisht, në Rambuje.

Ai ishte "kapur pullë Hashimit" dhe nuk e lejoi nënshkrimin e Marrëveshjes të Rambujesë, për disa javë. Ndërkohë, Kosovës kjo vonesë, i kushtoi mijëra viktima. Veton Surroi, pjesë e delegacionit në Rambuje, thotë se "po të pyetej Hashimi, Kosova iku!" Ish-shefi i Shërbimit Qendror francez, tani në pension, në një intervistë, dhënë kombëtarës "Bota sot", ka pranuar se "Hashim Thaçi ka qenë agjent i ynë".”, nënvizoi ai.

Tutje, sipas Zeqirajt Thaçi në prani të francezëve ia bëri argatin Serbisë, për ta realizuar boshatisjen e Mitrovicës Veriore, ku më pas edhe ndaloi dhe sabotoi protestat kundër dëbimit të shqiptarëve të Veriut.

“Hashimi ia bëri argatin Serbisë, kur, në praninë e francezëve, realizoi boshatisjen e Veriut të Mitrovicës nga shqiptarët. Sabotoi dhe i ndaloi protestat, me premtimin mashtrues, se "të gjithë të dëbuarit shqiptarë, nga bandat zyrtare e private serbe, së shpejti do t`i kthej në shtëpitë e tyre!" Por, kjo nuk ndodhi kurrë, përkundër, me kërcënime e shantazhe me jetë, u larguan edhe mijëra të tjerë, duke u vendosur në jugun e Mitrovicës dhe gjetkë! Gjithçka ishte e koordinuar brenda trinomit Serbia-Franca-Thaçi.

Hashim Thaçi i anashkaloi të gjithë, duke angazhuar në dialog të pakurrizoren Edita Tahiri, me gënjeshtrën se "po bëjmë vetëm bisedime teknike!" Në fakt, në Bruksel po bisedohej për çështje politike!”, deklaroi ai

Ndërsa, Zeqiraj habitë e zyrtarëve shtetërore dhe politikanëve të ndryshëm, në lidhje me publikimin e dokumentit për ndryshimin e kufijve në Ballkan, i cilësoi si të shpifura, pasi për këtë çështje ka folur për vite të tëra ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Letra-dokument e Janshës, vërtet, ka nxitur shumë reagime, edhe pse shoqërohen me hipokrizi, duke shprehur njëfarë habie të shtirur, fallco! E them këtë, sepse është kryeministri i vendit, me vonë president, Hashim Thaçi, i cili, për një dekadë radhazi, vazhdonë të flasë për rregullim të kufijëve; shkëmbim territoresh; për kompromise të dhimbshme; për të marrë njohjen nga Serbia, Kosova duhet të japë diçka e, deri ke Veriun t`ia lëmë Serbisë!”, potencoi ai, raporton "Bota sot".

Në vazhdim, analisti politik e vuri theksin te krimet e "komandantëve", me bandat e tyre. Ai tha se shum pak kërkohet llogati për 1.826 të vrarë politikë shqiptarë, përfshi edhe dëshmitarët

“Në Kosovë flitet vetëm për krimet e Serbisë dhe shumë pak për krimet e "komandantëve", me bandat e tyre. Krimi ka ndodhur dhe llogaritën 1.826 të vrarë politikë shqiptarë, përfshi edhe dëshmitarët. Serbia, po edhe ndërkombëtarët e dinë këtë. Dosjet janë dhe Hashimi, me shokë, e dinë se kush i zotëron ato. Prandaj, njeriu i shantazhuar, por, edhe i joshur me shpërblime, siç është "Çmimi Nobel", paraqet rrezik të madh për shtetin, Atdheun”, theksoi ai.

Zeqiraj rikujtoi edhe ngjarjet e marsit dhe prillit të vitit 2005, të cilat sipas tij ishin organizime të Serbisë, por të manipuluara nga agjentët shqiptarë të Serbisë. Ai këro ngjarje I ndërlidhi edhe me krijimin e ‘Zajedinces’.

“ Ndodhën ngjarjet e mars-prillit 2004, të cilat ishin organizim i Serbisë, por, protestuesit e dhunshëm ishin grupe shqiptarësh, të manipuluar nga agjentët e Serbisë. Në drejtim të protestuesëve, ishin "komandantët" nga radhët e LPK, alias, PAN-it, të cilët, në sy të ndërkombëtarëve, sulmonin, vrisnin njerëz e digjnin shtëpitë dhe kishat serbe.

Alarmi i Serbisë dhe aprovimi i ndërkombëtarëve: "Serbët duhet mbrojtur, nga shqiptarët, brenda Kosovës". Zgjidhja: decentralizimi i pushtetit komunal dhe deri ke bashkimi i komunave me shuumicë serbe! Prej këtej lindi "Zajednica", krijimi i Asociacionit, që i kërkohet sot Kosovës, pra, një "Republika Srpska" brenda Kosovës”, u shpreh ai.

Analisiti përmendi edhe personat dhe grupet të cilat e mundësuar rrugën e decentralizimit dhe formimit të asociacionit të komunave serbe. Kurse, pakon e Ahtisarit, Zeqiraj e cilësoi si tradhëti të ndyrë të Hashim Thaçit.

“Banditët, krerë të ashtuquajtura "Shoqata të dala nga lufta", nën komandën e PANi-it, që shkaktuan lojën dhe i hapën rrugë decentralizimit, deri te asociacioni, u identifikuan, u arrestuan dhe u liruan pa u ndëshkuar fare. Kjo ishte një "lojë e përgjakshme", sepse shumë njerëz të pafajshëm, shqiptarë e serbë, u vranë dhe kriminelët faktikë, u lënë të lirë!

Hapja e pakos të Ahtisarit, është akt konspirativ dhe tradhti e ndyrë e Hashimit Thaçit, si rrjedhojë i shantazhit nga Serbia, sepse dosjet e krimeve i ka në dorë. Dhe, Hashimi vuri në ankand territoret e Kosovës, në këmbim të lirisë së tij”, nënvizoi ai.

Zeqiraj kishte edhe disa fjalë dhe kritika për Ukë Lushin dhe disa pjestarë të tjerë të “Batalionit të Atlantikut”, ku sipas tij kanë njollosur këtë organizatë, duke u përfshirë në çështjen e të akuzuarve në Hagë.

“Me kot shpurdhin sot, halabakë e horrakë, si tipi i Ukë Lushit dhe të tjerë, tej Oqeanit, i cili njollosë "Batalionin e Atlantikut", duke folur në emër të tij, për të bërë letra, për presidenten e vendit, kryeparlamentarin, kryeministrin e Kosovës, madje, trefishë të paligjshme:

a) për të ndërhyrë paligjshëm, por, edhe pafuqishëm, në drejtësinë vendore e ndërkombëtare: lënien në hetimtë lirë, të të akuzuarëve aktual në Hagë;

b) është thirrur falsifikueshëm, në emër të një grupi heterogjen, siç është "Batalioni Atlantiku";

c) thirret në emër të shqiptarëve, i bindur se ata janë të një mendje me atë! Ndërkohë që, të gjitha sondazhet e bëra në Kosovë dhe jashtë saj, nga agjensi prestigjioze matëse të opinionit, më shumë se 85 %, kërkojnë hetimin e vrasjeve politike, gjatë dhe pasluftës, duke i konsideruar si vrasje, sa të qëllimshme, aq edhe të pafajshme dhe të pafalshme”, potencoi ai.

Në fund, analisti Zeqiraj riktheu kërkesën e tij të kahmotshme që të gjithë pushtetarët të shantazhuar nga Serbia dhe SHIK-u të lirohen nga të gjitha pozitat.

“Duke lënë modestinë me një anë, jam ndër të parët, që kam bërë thirrje publike, që shtetarët, pushtetarët, krerët partiakë, të shantazhuar nga Serbia dhe SHIK-u, të lirohen nga pozitat, për t`ua hequr nga dora, armën e rrezikshme dhe shkatërruese të shantazhimit Serbisë dhe SHIK-ut. Hashimi me komandantët e tij, të shantazhuar nga Serbia; Isa Mustafa, me rrethin vicioz të tij, të shantazuar nga SHIK-u i Hashimit, PAN-it”, përfundoi Idriz Zeqiraj, përcjell "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat