Këto janë lidhjet e Hashim Thaçit me autorin e dokumentit për ndarjen e Kosovës, ja se si iu fundosën planet

Politika

Këto janë lidhjet e Hashim Thaçit me autorin e dokumentit për ndarjen e Kosovës, ja se si iu fundosën planet

Nga: A.Morina Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:49
Hashim Thaçi

Tema për ndryshimin e kufijve në Ballkan, më saktësisht kufijve të shtetit tonë, vazhdon të nxit debate dhe reagime të ndryshme.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ishte ndër të parët që përmendi mundësin për shkëmbimin e territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, gjë e cila shkaktoi “zhurmë” të madhe politike në rajon.

Duke menduar, se tema e shkëmbimit të territoreve u harrua me shkuarjen e Hashim Thaçit në Hagë, ishte kryeministri slloven Janez Jansha i cili e riktheu këtë temë, me publikimin e një dokument ku janë përcaktuar udhëzimet mbi “shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë”.

Analisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli për rrezikun që mund t’i vije Kosovës, shkaku i përpjekjes për ndryshimin e kufijve.

Zeqiraj tha se çdo tentim për të bërë shkëmbim të territoreve në Ballkan, do të shkaktonte destabilitet në rajon, ku më së shumti do ta pësonin shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova në veçanti.

Image
Analisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

“Nuk ka dyshim se çfarëdo përpjekje për të ndryshuar kufijtë; për të bërë shkëmbime territoresh; ndërmjet shteteve ballkanike, do të ngjallte reaksion e destabilitet zinxhirorë. Tej një shekulli më parë, me shpërbërjen e Perandorisë Osmane, ishin shqiptarët ata që e pësuan më së shumti. Fuqitë e mëdha të kohës, që janë të tilla edhe sot, u dhuruan fqinjëve tanë lakmitarë territore të shumta.

Për habi, në vend që t`u kthehen tokat e grabitura, dikur, Serbia agresore, e cytur nga Rusia kriminale, tenton të grabisë edhe pjesë të tjera. Shqiptarët, në përgjithësi, ata të Kosovës, në veçanti, janë të shqetësuar. Kosova u përgjak dy dekada më parë dhe, tani, sërish rrezikohet, duke pasur parasysh forcën e paktë mbrojtëse”, deklaroi ai.

Tutje, analisti përmendi disa provokatorë të cilët sipas tij po "rrahin gjoksë, për bashkimin me pushkë me Shqipërinë!", derisa po e ftojnë Serbinë dhe ndërkombëtarët, për ndarjen e Kosovës me Serbinë.

“Ka disa provokatorë megalomanë, si "Lëvizja për Bashkim", "LKÇK-ja" dhe ndoshta individë të tjerë, të cilët, "rrahin gjoksë, për bashkimin me pushkë me Shqipërinë!" Shqiptarët u provuan në fushë-betejë dhe e humbën luftën. Prandaj, ata që kërkojnë shkëmbim tokash, e ftojnë Serbinë dhe ndërkombëtarët, për ndarjen e Kosovës me Serbinë”, theksoi Zeqiraj.

Analisti beson se dokumenti i publikuar nga kryeministri slloven për korrigjimin e kufijve, ka lidhje të drejtpërdrejtë me deklaratat e përsëritura të ish-presidentit Hashim Thaçit, për shkëmbim territoresh.

“Gjithsesi, letra-dokument e publikuar nga slloveni Jansha, ka lidhje të drejtpërdrejtë me deklaratat e përsëritura të ish-presidentit Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufinjëve, shkëmbimin e territoreve, thënë shkurt, ndarjen e Kosovës. Dokumenti i publikuar duhet marrë seriozisht, kur kemi parasysh autorin Janez Jansha, sepse ai është i pari që ka zbuluar sekretet e ushtrisë jugosllave, zbuloi planin agresor të Serbisë, kundër Republikave të shkëputura, në vitet `90-ta’”, nënvizoi ai.

Në vazhdim, Zeqiraj hodhi hipotezën se prapa përpilimit të dokumentit të publikuar nga Janez Jansha, ekziston edhe një autor i dytë, më saktësisht beson që ish-presidenti Hashim Thaçi qëndron prapa këtij dokumenti.

“Janez Jansha, një gazetar i guximshëm; disident dhe ish i burgosur politik në monizëm; ministër i Mbrojtjes dhe Kryeministër i Sllovenisë në pluralizëm; mik i dëshmuar i shqiptarëve. Dokumenti mund të jetë edhe matje e opinionit, nga ndonjë autor i dytë, por, gjithnjë, bazuar në planet, marrëveshjet konspirative, të nisura dhe të lëna përgjysmë. Pjesë e tyre mund të jenë edhe ndoshta marrëveshje, të bëra nga Hashimi, por të pa njohura për shqiptarët deri tani”, potencoi analisti.

Sipas, disa burimeve të Zeqirajt, ekzistojnë disa dëshmi së ish-presidenti Thaçi ka lobuar për ndarjes e Kosovës, te disa shtete të caktuara me fuqi vendimmarrëse.

“Tashmë, janë disa burime, si dëshmi që Hashim Thaçi ka paguar lobimin, tek personalitete dhe shtete, me fuqi vendimmarrëse, për ndarjen e Kosovës, si presion i shantazhimit nga Serbia, plus joshjes shpërblyese nga kjo dhe shefja e saj, Rusia. Për t`i shpëtuar llogari-dhënies, për një serë krimesh të supozuara, nga hetimi i gjatë i Prokurorisë së specializuar, ai ka marrë edhe premtime të kushtëzuara, madje edhe nga individ të administratës amerikane, për mos t`u penalizuar, për krimet e supozuara vrastare”, u shpreh ai.

Në fund, analisti Zeqiraj përmendi disa marrëveshje dhe nënshkrime të cilat kanë qenë në dëm të Kosovë, e që janë nënshkruar nga Hashim Thaçi. Ai tha se pikërisht për këto marrëveshje, Qeveria Kurti ka kërkuar anulim dhe rishikim.

“Hashim Thaçi është përgjegjës për aprovimin, nënshkrimin dhe ratifikimin e Demarkacionit; Asociacionit; eksteritorin e hapësirave enorme, rreth Manastirit të Deçanit; devijimin e auto-rrugës, në nismë, Deçan-Plavë. Janë marrëveshje tjera, ende të papublikuara, të cilat dyshohen të jenë fatale për Kosovën. Diçka nga këto marrëveshje ka rrjedhur. Andaj, Qeveria Kurti ka kërkuar anulimin dhe rishikimin e tyre.

Marrëveshjet Ndërkombëtare janë nënshkrime serioze, të cilat bartin garancinë e zbatimit. Njëra nga këto është edhe Asociacioni, që, thënë troç, është një "Republika Srpska" brenda Kosovës. Për të lehtësuar, sado pak, daljen nga kjo situate pykuese, Prokuroria e Kosovës, duhet të lëshojë fletë-arrestin për Hashim Thaçin, me kryeministra, ministra dhe zyrtarë të lartë nënshkrues, nën akuzën - tradhti ndaj Atdheut-Kosovë”, përfundoi Idriz Zeqiraj, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat