Flet eksperti britanik, tregon pse është i rrezikshëm “Plani slloven” për ndryshim kufijsh në Ballkan

Politika

Flet eksperti britanik, tregon pse është i rrezikshëm “Plani slloven” për ndryshim kufijsh në Ballkan

Nga: A.Zhushi Më: 26 prill 2021 Në ora: 09:48
Richard Caplan

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Richard Caplan, ka komentuar për dokumentin non-paper, i cili u botua ditë më parë nga media sllovene, e që flet për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Për gazetën “Bota sot”, Caplan i ka quajtur të rrezikshme idetë për ndryshimin e kufijve.

Ai ka thënë se ndryshimet e kufijve, krijojnë probleme të reja.

“Derisa ka precedentë për rregullime konsensuale të kufijve (p.sh. Çekosllovakia, Etiopia), ekzistojnë rreziqe të mëdha që lidhen me rregullimet dhe ndryshimet e kufijve. Ato krijojnë probleme të reja si ndryshimet e statusit të shumicës-pakicës së grupeve etnike”, është shprehur eksperti britanik.

Ai ka treguar se cila është qasja më e shëndoshë sa i përket kësaj çështjeje.

“Qasja më e shëndoshë është të zbatohen reforma kushtetuese dhe të tjera që sigurojnë mbrojtjen e të gjithë popujve dhe u mundësojnë shteteve të funksionojnë si duhet, megjithëse vlerësoj se kjo

“Qasja më e shëndoshë është të zbatohen reforma kushtetuese dhe të tjera që sigurojnë mbrojtjen e të gjithë popujve dhe u mundësojnë shteteve të funksionojnë si duhet, megjithëse vlerësoj se kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t'u arritur”, ka theksuar Caplan për “Bota sot”.

Në një bisedë për “Bota sot”, kundër ndryshimit të kufijve ka dal edhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, duke e quajtur të dëmshëm. Sipas saj, ndryshimi i kufijve i përshtatet Serbisë dhe Rusisë, e cila “dëshiron” një BE të ndarë. Biserko ka thënë se iniciativa në fjalë, ka përkrahjen edhe të Hungarisë, Polonisë dhe Grupit të Vishegradit në përgjithësi.

Rreth dokumentit që pretendohet të ketë dal nga zyra e kryeministrit slloven Janez Jansa, kanë shprehur qëndrimet e tyre SHBA-ja dhe Gjermania, të cilat kundërshtojnë vizatimet e reja të kufijve.

Sipas dokumentit të publikuar në median sllovene, parashihet bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë, bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë, çështja kombëtare kroate mund të zgjidhet" ose, "duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovinë me Kroacinë" ose duke i dhënë "Pjesës kroate" të vendit një "status të veçantë" - "bazuar në modelin e Tirolit të Jugut"./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat