Thirrja për Qeverinë Kurti: Mos i financoni ata që vranë shqiptarë, ja ligji që duhet të ndryshohet

Politika

Thirrja për Qeverinë Kurti: Mos i financoni ata që vranë shqiptarë, ja ligji që duhet të ndryshohet

Nga: P.R Më: 26 prill 2021 Në ora: 20:41
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që nga 5 nëntori i vitit të kaluar po qëndrojnë të burgosur në Hagë, ku ndër tjerash akuzohen edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish bashkëpunëtorëve të presidentit, Ibrahim Rugova.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se do t’i publikojë së shpejti shpenzimet për secilin nga të akuzuarit në Hagë.

“Me vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj ne kemi qenë në pamundësi që të bëjmë publike veç e veç për personat se sa buxhet kanë marr për mbrojtjen e tyre. Prandaj në këtë drejtim, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit tash është marr vendimi nga kryeministri Kurti për të lejuar qasje në shpenzimet veç e veç ndaj këtyre personave. Ata persona marrin buxhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nuk ka se pse ta fshehim se sa buxhet është ndarë për cilin person. Edhe në koordinim me kryeministrin Kurti ne e kemi shfuqizuar atë vendim dhe na duhen edhe disa ndryshime në udhëzimin administrativ dhe pas shtatë ditësh pas publikimit në Gazetën Zyrtare kushdo që dëshiron qasje në to mund t’i ketë”, ka thënë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Image
Faton Mehmeti

Por përveç kësaj, analisti politik Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot” thotë se Qeveria Kurti duhet ta ndryshojë ligjin për mbulimin e shpenzimeve për të akuzuarit e Speciales.

“Qeveria aktuale e ka gjetur ligjin e miratuar për mbulimin e shpenzimeve të të akuzuarve, megjithatë kjo nuk e amniston nëse nuk e ndryshon. Ndryshimi duhet të jetë i atillë që ata që akuzohen për vraje të shqiptarëve mos t'u mbulohen shpenzimet, kjo është absurde dhe tërësisht antikombëtare”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, vendimi i Albulena Haxhiut është një dëshmi e transparencës së Qeverisë Kurti.

Mehmeti shton se nuk duhet të paguhen ata që kanë vrarë shqiptarë dhe bashkëpunëtorë të Ibrahim Rugovës.

“Me publikimin e shpenzimeve nga qeveria kjo vetëm sa dëshmon transparencën e saj, megjithatë po e them prape, duhet bërë ndryshime të mëdha në këtë aspekt, mos të paguhen ata që akuzohen për vrasje të shqiptarëve. Nuk duhet paguar ata që i bën atentate Dr. Rugovës dhe ia vranë bashkëpunëtorë, njëherit njerëzit më të mirë të vendit tonë. Qeveria aktuale duhet me çdo kusht ta bëj këtë, dhe atë sa më shpejt”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat