Ardhja e Abdixhikut në krye të partisë ngjalli shpresë, veprimtari i tregon kryetarit të ri të LDK-së objektivat për ta rikthyer partinë fuqishëm

Politika

Ardhja e Abdixhikut në krye të partisë ngjalli shpresë, veprimtari i tregon kryetarit të ri të LDK-së objektivat për ta rikthyer partinë fuqishëm

Nga: N. H Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:48
Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, veçse ka filluar se diskutuari lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

Gjatë kësaj jave anëtarët e Kryesisë kanë filluar punën në teren, lidhur me reformat në parti dhe për përgatitjen e degëve të LDK-së për t’u futur në zgjedhje lokale.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë parti, ka folur veprimtari i këtij subjekti politik.

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj, njëherit veprimtar i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ardhja e Lumir Abdixhikut në krye të këtij subjekti ka ngjallur shpresë për një rikthimin të këtij subjekti.

Sipas Tahirajt, ambicia dhe vizioni i Abdixhikut, janë shpresë për një suksese të LDK-së.

“Ardhja e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, nga një pjesë e madhe e anëtarësisë besnike të LDK-së u prit shumë mirë, me një shpresë se po fillon rehabilitimi, dhe rikthimi i LDK-së në piedestalin që i takon dhe e meriton. Një kuadër i ri, i shkolluar jashtë shtetit, me një përgatitje të lartë profesionale, shumë ambiciozë dhe vizionarë në arritjen qëllimeve, ishin dhe mbeten karakteristikat e tij që te anëtarësia e LDK-së ngjallen dhe mbajnë shpresën për një suksese të LDK-së”, ka thënë Tahiraj për gazetën “Bota sot”, ka thënë Tahiraj.

Tutje, Tahiraj thekson se Lidhja Demokratike duhet të bëjë reforma substanciale, pasi sipas tij, këto të fundit janë vetëm një fasadë.

Ai mendon se liderit të ri të LDK-së i mbetet për të bërë shumë që të fitojë besimin e anëtarësisë besnike.

“Pavarësisht kësaj pati edhe të tjerë që ishin dhe mbeten skeptik për disa arsye. Zhvillimet e deri tashme në LDK lënë shumë për të dëshiruar. Deri më tani nuk ka reforma substanciale, por vetëm një fasadë, çka shpresën e madhe për ndryshim të anëtarësisë së LDK-së e bënë të dyshimtë dhe me të drejt janë të pakënaqur. I mbetet për të bërë shumë kryetarit Abdixhiku që të fiton besimin e anëtarësisë besnike të LDK-së, këtu duhet të përqendrohet vëmendja e tij fillimisht, e jo kthimin e atyre që dezertuan nga LDK-ja”, tha Tahiraj për gazetën “Bota sot”.

Intervistën e plotë me veprimtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mund ta lexoni në ditët në vazhdim në “Bota sot”, në versionin online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat