“Ëndrrat e hegjomonistëve serb”, deputeti i VV-së flet për rrezikun nga “Non-paperi”

Politika

“Ëndrrat e hegjomonistëve serb”, deputeti i VV-së flet për rrezikun nga “Non-paperi”

Nga: A.SH Më: 27 prill 2021 Në ora: 13:55
Vetëvendosje

Dokumenti i publikuar “Non paper” slloven ka ngjallë reagime të shumta në Kosovë.

Në këtë plan bëhet fjalë ndër tjera edhe për ndarje të territorit të Kosovës, që si ide kishte “vdekur” para dy vitesh.

Deputeti i VV-së, Agon Batusha ka komentuar dokumentin “Non paper” në të cilin parashihet ndarja territoriale të Kosovës.

Sipas tij, kjo vërteton se që është tentuar ndarja e Kosovës e mbështjellë me platformën “shkëmbim territorial”, e që do ta paralizonte Kosovën ekonomikisht dhe do të nxiste valë të re të dhunës ndër-etnike në mbarë Ballkanin.

“Kam lexuar dhe dëgjuar deklaratat e politikanëve të rajonit dhënë mediumeve të ndryshme. Kjo vërteton edhe njëherë që është tentuar ndarja e Kosovës e mbështjellë me platformën “shkëmbim territorial” e që do ta paralizonte Kosovën ekonomikisht dhe do të nxiste valë të re të dhunës ndër-etnike në mbarë Ballkanin. Ëndrrat e hegjomonistëve serb nuk bënë assesi të gjejnë mbështetje tek politikanët shqiptarë, në të kundërtën ata që po e pësojnë (pavarësisht mësimeve nga historia) do jemi prapë ne, shqiptarët”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Agon Batusha

 

Sipas tij, shteti i Kosovës ka nevojë për fuqizim, luftë ndaj krimit e korrupsionit që zaten janë e vetmja linjë bashkëpunimi e pashkëputur pavarësisht armiqësive historike etnike.

“Kosova ka nevojë për fuqizim të shtetit, luftë ndaj krimit e korrupsionit që zaten janë e vetmja linjë bashkëpunimi e pashkëputur pavarësisht armiqësive historike etnike, duhet të zhvillojmë ekonominë, të forcojmë ushtrinë dhe të hyjmë në marrëveshje bilaterale dhe multilaterale me shtetet mike e strategjike për interesat e shtetit tonë. Padyshim që e njëjta vlen edhe për shtetet tjera të Ballkanit, e për të cilat Kosova duhet të ju ofrojë mbështetje e partneritet kundër hegjomonisë së Serbisë”, përfundon Batusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat