“Fitorja e Ramës, një fenomen që kërkon një trajtim të veçantë”

Politika

“Fitorja e Ramës, një fenomen që kërkon një trajtim të veçantë”

Nga: A.M. Më: 28 prill 2021 Në ora: 23:28
Edi Rama

Më 25 prill në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Këto zgjedhje i fitoi sërish partia e kryeministri të deri tanishme.

 Edi Rama do të jetë në krye të shtetit edhe për mandatin e tretë si kryeministër.

Ndërkaq, partitë tjera do të rrinë në opozitë edhe për disa vite.

Opinionisti Adem Bytyçi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se zgjedhjet në Shqipëri janë mbajtur sipas standardeve Europiane, përkundër që ka pasur tensione në disa vendvotime.

“Zgjedhjet në Shqipëri ishin brenda standardeve Europiane, edhe pse pati disa tensione deri në përplasje fizike në disa vendvotime, kishte edhe shitblerje votash, por sipas vëzhguesve Europian të gjitha këto anomali nuk ndikuan në legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Fitorja e socialistëve ishte zgjidhje dhe zgjedhje e qytetarëve shumicë të Shqipërisë. Ata që shpresuan në ndryshime u zhgënjyen”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, opozita do të duhej të ishte më përgatitur për t'i fituar zgjedhjet, kurse ka treguar se çfarë i ka shkaktuar dëm asaj.

“Opozita do të duhej të ishte përgatitur shumë më shumë për t'i fituar zgjedhjet. Opozita, përveç tjerash edhe dorëzimi i mandateve në legjislaturën e kaluar i ka shkaktuar dëm,  të cilat ka qenë e pa mundur të riparoheshin në këto zgjedhje. Fitorja e socialistëve në tri mandate radhazi është një fenomen që kërkon një trajtim të veçantë ...”, ka potencuar Ademi për “Bota sot”.

Ndërkaq, ai thekson se nuk ndodhë shpesh që një parti të fitojë mandatin e tretë radhazi.

“Edhe në vendet me demokraci të zhvilluar dhe nivel të lartë të mirëqenies së qytetarëve, rrallë herë ndodhë që një parti politike t'i fitojë tri mandate për ta qeverisur vendin.

Një fenomen i tillë që një parti politike të fitojë tri mandate radhazi për ta qeverisur vendin në një vend në të cilin papunësia, korrupsioni dhe varfëria janë në nivelin më të lartë,si dhe demokracia dhe e drejta u mediave është në nivelin më të mjerueshëm , kjo kërkon vërtetë një trajtim të veçantë shkencor ‐politikë...”, ka përfunduar Ademi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat