Thirrja nga Nuredini për LDK-në: Distancim absolut nga subjektet e tjera opozitare

Politika

Thirrja nga Nuredini për LDK-në: Distancim absolut nga subjektet e tjera opozitare

Nga: N. H Më: 30 prill 2021 Në ora: 17:10
Lidhja Demokratike e Kosovës

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku, ka bërë me dije partia e saj si opozitë është paksa e kufizuar pasi që nuk kanë numër të madh të deputetëve, sidomos karshi koalicionit qeverisës.

Megjithatë, ajo u shpreh se LDK-ja do kërkojë rol aktiv në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin.

Në lidhje me rolin e LDK-së, ka folur edhe Alban Nuredini, shkruan gazeta “Bota sot”.

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Britani të Madhe, Alban Nuredini, ka thënë se qasja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë duhet të jetë monitoruese kundrejt këtij pushteti absolut.

Image
Alban Nuredini

“Qasja e LDK-së, veçanërisht duhet të jetë monitoruese kundrejt këtij pushteti absolut. Po ashtu e qartë dhe konstruktive në parime dhe ide të cilat e kanë mbajtur të pamposhtur që nga ekzistencën e saj politike përgjatë këtyre viteve”, ka thënë Nuredini, për gazetën “Bota sot”.

Nuredini madje ka një thirrje për krerët e LDK-së se duhet të kenë distancim absolut nga subjektet e tjera opozitare.

“Po ashtu një rol të veçantë duhet ta ketë në demaskim të “mitit” - sepse një gjë është mese e sigurt; pushtetin propagandues mese miri do ta dëshmon koha. Gjithashtu distancimi absolut nga subjektet e tjera opozitare të cilat janë të njëjta me pushtetin aktual”, ka deklaruar Alban Nuredini, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat