Kritikat e opozitës për Kurtin, analisti i sheh të pabaza dhe të paarsyeshme

Politika

Kritikat e opozitës për Kurtin, analisti i sheh të pabaza dhe të paarsyeshme

Nga: M.H Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:04
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Muaji qeshor pritet të jetë muaji i cili do të arrijë të ulë në tavolinen e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë.

Kështu janë dakorduar përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti të cilët konfirmuan se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të rinisë para fundit të qershorit.

Pritjet për ketë dialog priten të jetë më ndryshe pasiqë në udhëheqje të tij tashmë do të jetë kryeminsitri i Kurti i cili ka potencuar shumë herë që nuk do t’i nënshtrohet Serbisë.

Mirëpo pavarësisht që qeveria Kurti I ka dhënë përparësi situatës pandemike, dialogu me Serbinë nuk mbeti mbrapa por të pakënaqur po mbetet opozita, e cila po vazhdon të kritikojë qeverinë.

Në lidhje me paknaqësitë që po i bën opozita në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Adem Bytyçi, i cili u shpreh se qëndrimi i Kurtit ndaj Borrellit për dialogun me Serbinë ishte shumë I saktë dhe dëshmoi edhe njëhere që nëse nuk janë dy shtetet e barabarta atëhere nuk negocion.

“Zoti Kurti i bëri me dije zotin Borrell, se vazhdimi i negociatave Kosovë- Serbi nuk do të bëhen shkel e shko, pa parime siç ka ndodhur në të kaluarën. Z.Kurti ishte i shumë i saktë në kërkesën e tij se nuk mund të kenë një përfundim të drejtë në interesin e të dyja shtetëve negociatatë nëse të dy palët negocuese Kosovë- Serbi, nuk do të jenë të barabarta në tryezën e bisedimeve. Madje z. Kurti, e informojë z. Borrel se do ta përfshi edhe opozitën në këto negociata”, u shpreh Bytyçi.

Më tej, analisti shton se kritikat që opozita po i bën për qeverinë Kurti janë vetëm sa për të i bërë problem pasiqë e njejta nuk ka qëndrim të qartë për dialogun.

Duke vazhduar Bytyçi thotë se Hoxhaj duhet ta ketë të qartë se nuk ka alternativë tjetër për Kosovën përveç negociatave në interes të shtetit të Kosovës.

“Opozita lidhur me këto negociata me Serbinë, nuk e ka një qëndrim të qartë dhe fitohet përshtypja se më shumë e ka për qëllim t'i krijojë probleme z.Kryeministër Kurtit, se sa të kontribuojë që fundi i negociatave Kosovë- Serbi , të prodhojnë një marrëveshje të favorshme për Kosovën. Edhe pse z Enver Hoxhaj, e akuzoi z. Kryeministër Kurti, se po hynë në negociata për t'ju dhënë serbëve në Kosovë një autonomi, z. Hoxhaj, para se të pohonte këtë për poena politike, duhe ta dinte se negociatë janë të pa alternativë, prandaj do të ishte me interes për të ardhmën e këtyre negociatave në interes të shtetit të Kosovës që të gjitha forcatë politike të ishin bashkë”, nënvizoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat