Kurti në dialogun me Serbinë nuk do të lejojë të dëmtohet Kosova

Politika

Kurti në dialogun me Serbinë nuk do të lejojë të dëmtohet Kosova

Nga: M.H Më: 30 prill 2021 Në ora: 21:55
Albin Kurti dhe Josep Borrell

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë dhe se rruga e saj evropiane kalon përmes këtij dialogu.

Kështu përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të rinisë para fundit të qershorit.

Këto deklarata kryeministri i Kosovës Kurti dhe shefi i diplomacisë evropiane Borrel, i bënë në një koneferencë të përbashkët për medie në Bruksel, në kuadër të vizitës së parë zyrtare të kryeministrit nga Kosova në kryeqendrën evropiane.

Në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike e njëhershit, avokati i shtetit, Islam Krasniqi, i cili thotë se deri në muajin qeshor palët mund të përgatiten mjaftueshëm për të biseduar.

Mirëpo analisti shprehet skeptik që ky takim mund të sjellë marrëveshje përfundimtare pasiqë Serbia ende pretendon të merr diçka nga Kosova e të njejten nuk e pranon kryeministri Kurti.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi

“Caktimi i dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë i caktuar ka fundi i Qershorit është kohë e mjaftushme që palët të përgaditën duke treguar BE-së së Kosovës nuk është çështje por palë duke i kundërshtuar edhe datën që përfaqësuesi i BE-së z.Borell ishte pajtuar me kryeministrin serb për rinisjen e dialogut në Bruksel . Muaj qeshor mund të ketë bisedime por jo edhe ndonjë marrëveshje pasi që Serbia po pretendon akoma të merrë nga republika Kosovës duke u viktimizuar edhe pse kishte kryer gjenocid mbi popullatën e pafajshme”, tha Krasniqi.

Tutje, analisti shton se dialogut nuk i dihet fundi dhe se marrëveshja përfundimtare mund të merr kohë dhe se tashmë me kryeministrin Kurti nuk mund të përdoret thënja “merr ose le”.

“Akoma nuk i dihet fundi i dialogut, akoma jemi larg arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirës, pasi që ka lëvizur pozicioni i Republikës së Kosovës dhe nuk mund të përdoret ajo thënja “merr ose le”, gjithmonë duke u bazuar në deklaratën e kryeministrit Kurti i cili potencoj se kompromisi i dhimbshëm ka qenë pako e Ahtisarit dhe ajo nuk do të lejohet të preket”, përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat