Njohësi i çështjeve juridike jep alarmin: “Non papers” janë tentativë për një presion të fuqishëm kundër Kosovës

Politika

Njohësi i çështjeve juridike jep alarmin: “Non papers” janë tentativë për një presion të fuqishëm kundër Kosovës

Nga: N. H Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:53
Kryeministri slloven Janez Jansa

Mediat sllovene javë më parë kanë publikuar dokumente jo formale të njohura si “Non papers”.

Njëra nga skenarët e këtij “Non papers” është që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, kufiri shqiptaro-serb vendoset përmbi Mitrovicë, kurse tre komunat tjera të veriut të Kosovës marrin status special dhe administrohen nga Serbia.

Ndërkohë Beogradi shpërblehet me më shumë territor duke e marrë Republikën Serbe të Bosnjës dhe kështu shteti i përbërë nga boshnjakët, serbët e kroatët shpërbëhet.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani lidhur me këtë ditë më parë ka thënë se Serbia është burimi i dokumenteve të ashtuquajtura “non-papers”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin e Ballkanit.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se publikimi i këtij draft dokumentit është një sinjal i qartë se dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po i vije fundit.

Ai madje shprehet se përmes këtij plani, po përgatitet një tentativë e fuqishëm kundër Kosovës.

Image
Blerim Burjani

“Publikimi tyre ishte sinjal se dialogu po vjen në fund, dhe se zgjidhja duhet të arrihet, këto dokumente janë tentativë për një presion të fuqishëm për Kosovën te dy dokumentet janë pro serbe dhe udhëzues serb për zgjidhje”, ka thënë Burjani.

Se kjo nismë është proserbe dhe proruse, Burjani thekson se kjo mund të kuptohet në bazë të reagimeve të shumta që e kundërshtuan këtë plan.

“Kjo po shihet në bazë të reagimeve të shumta që po bëhen”, ka deklaruar njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat