Ish-zëvendësministri i MPB-së: Është koha e fundit, të arrestohen në flagrancë të gjithë ata që...

Politika

Ish-zëvendësministri i MPB-së: Është koha e fundit, të arrestohen në flagrancë të gjithë ata që...

Nga: N.Sh Më: 1 maj 2021 Në ora: 13:07
Ilustrim

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet sfidë e madhe në Kosovë.

Qeveria aktuale ka fituar votat për të luftuar këtë dukuri negative që ka kapluar institucionet tona.

Mirëpo, sipas ish-zv.ministrit të MPB-së dhe ekspertit të sigurisë, Hajrullah Tërnava, Prokuroria nuk po i përdorë të gjitha mekanizmat për të hetuar dhe arrestuar të gjithë ata që merren me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai kërkon që të zihen në flagrancë të gjithë ata që dyshohen për keqpërdorime dhe të vihen para drejtësisë.

Tërnava i cili ën vazhdimësi ka ngritur zërin e tij kundër krimit dhe korrupsionit, thotë se Prokuroria pos shfaq mungesë guximi dhe paaftësi profesionale.

Image
Hajrulla Tërnava

“Tani është e kuptueshme se ata që kanë qenë në shërbim të atyre qeverive të kriminalizuara që vendin e kanë sjell në këtë situatë të mjerueshme, e që ishin të dëgjuarit e tyre, sepse me ato kritere kanë arritur aty ku edhe sot gjinden, prandaj tani po vazhdon të heshtë e të sillet me vesh të shurdhër Prokuroria e Kosovës, dhe nuk po vepron me urgjencë për nxjerrjen e dosjeve kriminale të peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar”, thotë Tërnava.

Ai thekson se, tani është momenti i fundit e kritik për t’u ri dëshmuar prokurorët aktual dhe gjyqtarët e guximshëm me profesionalizëm dhe integritet profesional, që ti nxjerrin nga terri e pluhuri të gjitha dosjet e mbuluara nga pluhuri për krim të organizuar dhe korrupsion.

Ai shprehet se, derisa nuk kanë guxuar në të kaluarën, tash me ardhjen e Qeverisë së re së paku tani i kanë duart e lira, duke ju premtuar dhe siguruar se kjo qeveri do të jetë dorë e zgjatur dhe në mbështetje të plotë ligjore, institucionale dhe politike për instalimin e drejtë të sistemit të sundimit të ligjit.

“Drejtësia, që është shtylla kryesore e funksionimit të shtetit, është në kolaps për 20 vite, që nga kapja nga krimi i organizuar për më shumë se dy dekada dhe tash është momenti i çlirimit të prokurorëve të frikësuar e të sunduar për të vepruar. Tani si kurrë më parë është momenti i duhur që pikërisht Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me kryeministrin Albin Kurtin, të kërkon në mënyrë zyrtare e ultimative nga KPK-ja përgjegjësi dhe veprim për zbardhjen e të gjitha dosjeve, ose të largohen e të japin dorëheqje prokurorët që ja kanë frikën krimit dhe nëntokës kriminale, të lirojnë pozitat për një staf të ri që kanë guximin, etiken dhe integritetin, sepse fusha e sundimit të Ligjit në Kosovë është në gjendje tepër të rendë dhe koha nuk pret”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat