Deklarata shokuese: “Veton Surroi dhe Blerim Shala agjent të huaj – mbështetën ndarjen e Kosovës”

Politika

Deklarata shokuese: “Veton Surroi dhe Blerim Shala agjent të huaj – mbështetën ndarjen e Kosovës”

Nga: N.Sh Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:15
Veton Surroi, Albin Kurti dhe Blerim Shala

Tashmë dihet emrat e gjashtë ekspertëve që do të ndihmojnë kryeministrin Albin Kurtin në procesin e dialogut me Serbinë.

Dialogu i Brukselit pritet të fillojë në muajin qershor. Kështu është shprehur i gatshëm kryeministri Kurti.

Grupi për Ballkan përmes një memorandumi të nënshkruar mes  tyre, qeverisë dhe ambasadës norvegjeze ka formuar një grup ekspertësh që do kontribuojnë në dialog

Në këtë grup pjesëmarrës janë, Muhamet Mustafa, Leon Malazogu, Bernard Nikaj, Veton Surroi, Robert Muharremi e Blerim Shala.

Mirëpo, me disa emra prej këtij delegacioni nuk po pajtohet kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami.

Ai thotë se Blerim Shala dhe Veton Surroi janë figura kontraverze.

Sipas tij, Shala e ka mbështetur ndarjen e Kosovës si këshilltar i Thaçit.

Image
Gazmend Islami

“Thirrja e z Kurti që në delegacionin e Kosovës të jenë dy figura kontraverze të cilat pa asnjë meritë ishin që nga Rambujeja e deri te delegacionet e fundit. Pra, edhe Blerim Shala që ishte këshilltar i Hashim Thaçit dhe njeriu kryesor që ka mbështetur ndarjen e Kosovës, tregon mos sinqeritetin e kësaj qeverie dhe mos guximin e saj për tu marr me problemet që lidhen direkt me bisedimet Kosovë-Serbi”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, këta njerëz nuk i duhen delegacionit të Kosovës, ndërsa shton se, dialogu është i qartë dhe nuk duhet të pranoj Kurti ndryshim të kufijve dhe Asociacionin me shumicë serbe.

“Nuk e di se çka duhen kaq shumë njerëz në një dialog kur premtimet e dhëna nga z. Kurti do të bisedohet vetëm për njohje reciproke, pra nëse Kurti e njeh Kosovën si shtet i pavarur atëherë edhe bisedimet janë shumë të qarta me Serbinë. Pra nuk ka ndryshim të kufijve, nuk ka krijim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive ashtu siç vendosi Gjykata Kushtetuese”, shton tutje ai.

Sipas tij, Shala e Surroi ishin në një vijë me Thaçin.

Ai madje shpreh dyshime se ata më shumë janë njerëz të shërbimeve të huaja sesa që punojnë për të mirën e Kosovës.

“Pra ardhja e këtyre dy njerëzve në delegacionin e Kosovës e zbeh qeverinë Kurti 2, sepse kjo tregon se edhe këta janë në avazin e qeverive të kaluara dhe nuk ka ndonjë ndryshim, dhe ka një luhatje në qëndrimet e tyre të cilat do të determinojnë pra bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi. Unë mendoj që Kurti ka një frikë dhe nuk ka qëndrueshmëri të premtimeve të veta të dhëna karshi dialogut, dhe kjo është me të vërtetë një fatkeqësi e madhe që këta dy personalitete kanë mbrojtur çdoherë vinë e ish-presidentit Hashim Thaçi, por kanë qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës të udhëhequr nga qeveritë e mëparshme dhe janë figura kotraverze të cilët, sipas mendimit tim më shumë duhet të jene njerëz të shërbimeve të huaja, sesa njerëz të cilët punojnë për të mirën e qytetarëve të Republikës dhe të Kosovës”, përfundon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat