Goditja e fuqishme! Analisti ‘zbulon’ lidhjet e Veton Surroit me Edi Ramën dhe Vuçiqin, ja kush e përpiloni dokumentin e rrezikshëm...

Politika

Goditja e fuqishme! Analisti ‘zbulon’ lidhjet e Veton Surroit me Edi Ramën dhe Vuçiqin, ja kush e përpiloni dokumentin e rrezikshëm...

Nga: N.Sh Më: 1 maj 2021 Në ora: 15:47
Veton Surroi

Muaji i kaluar rezultoi me shumë zhvillime politike në Kosovë e Ballkan.

Së pari publikimi i ‘non-paperit’ në mediat sllovene për ndryshimin e kufijve në Ballkan, pastaj zhvillimet politike në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, si dhe shkuarja e kryeministrit të Kosovës në Bruksel ishin top lajmet kryesore gjatë këtij muaji.

Këto zhvillime politike i ka komentuar edhe analisti politik Gani Qarri.

Ai ka folur për burgosjen e Hashim Thaçit me shokë dhe idenë për ndarjen e Kosovës, e cila u mbeti në gjysmë atij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Zhvillimet më të reja politike të kohëve të fundit nga Ballkani Jugperëndimor e deri në SHBA, e veçanërisht burgosja e argatëve të kriminelit Vuçiq në Kosovë si Hashim Thaçi me shokë, dështimi i Trumpit në zgjedhjet amerikane dhe ardhja e z, Biden për president të SHBA-ve, jo vetëm që e çorientuan, por pothuajse ia thyen të dy krahët dhe e dobësuan deri në atë masë fuqinë e ish ministrit të informatave të Millosheviqit dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, sa që ideja për ndarjen e Kosovës, i ngeli në gjysmë të rrugës dhe nuk kishte më, se me kënd ta shtynte këtë aventurë të rrezikshme përpara”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se Vuçiqi të vetmen shpresë e ka kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Image
Gani Qarri

“Kështu që, vetmja shpresë e tij, kishte ngelur tek matrapazi Edvin Kristaq Rama, i cili disa herë, jo vetëm tërthorazi por edhe drejtpërsëdrejti ka bërë fushatë publike kundër vendit tonë edhe me harta ku Kosovën e shfaqte si pjesë të Serbisë, madje ai vepronte edhe hapur për ndarjen e Kosovës, edhe duke sharë e akuzuar të gjithë ata që deklaroheshin kundër aventurave vrastare të Hashim Thaçit për copëtimin e Kosovës dhe mbështetjes që vet Edi Rama, i ofronte në ide të tilla, kuislingut Thaçi”, shton ai.

Qarri ka folur për frikën e Vuçiqit.

“Ndaj burgosja e miqve të Aleksandër Vuçiqit, si Hashim Thaçi me shokë, nga Dhomat e Specializuara në Hagë, si dhe mundësia e humbjes së Edvin Kristaq Ramës në zgjedhjet e fund prillit në shtetin amë, ka bindur plotësisht Vuçiqin dhe Serbinë, se me shkuarjen e bashkëpunëtorëve të tij shqipfolës, nga skena politike në Kosovë dhe Shqipëri, ndarja e Kosovë ka dështuar plotësisht. Për aq më tepër frika e madhe se Vuçiq do të mbetej edhe pa tyxharin kryesor të tokave tona kombëtare, në mesin e shqiptarëve, si Edvini e detyroi atë që me ndihmën e shërbimeve të fshehta serbe dhe agjencitë e spiunazhit rus, të promovonte ndarjen e Bosnjës për gllabërimin e mbi 51 % të tokave të saj dhe realizimin e planeve të tij hegjemoniste për krijimin e Serbisë së Madhe”, thekson Qarri.

Sipas tij, ‘non-paperi’ u përpiluar nga Edi Rama dhe Vuçiqi, që pas publikimit në mediat sllovene u publikua edhe nga Veton Surroi në gazetën e tij.

“Kështu që edhe sipas informacioneve konfidenciale të ditëve të fundit, Vuçiq bashkë me Edvin Kristaq Ramën përpiluan një plan të ri për krijimin e Serbisë së madhe, duke prodhuar të ashtuquajturin "non-paper" kinse të përgatitur nga disidenti dhe ish politikani i lartë slloven Janez Jansha, të cilin me ndihmën e shërbimeve të fsheta serbe dhe agjencive të spiunazhit rus, arritën ta publikonin në vet kryeqytetin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Madje, duke qenë se ky dokument fillimisht i botuar nën "autorësinë" e disidentit dhe funksionarit të lartë shtetëror e politik të Sllovenisë Janez Jansha, gjatë gjithë kësaj kohe, është mohuar dhe hedhur poshtë se mbante autorësinë e tij, sapo veton Surroi u kthye nga Shqipëria, ku ai duhet të ketë marrë këtë direktivë nga vet Edvin Kristaq Rama, e ri-publikoi përsëri planin për ndryshimin e kufijve në Ballkanin perëndimor, por tanimë me autorësi të ndryshuar”, thotë ai.

Ai shton se Surroi e Rama pastaj thanë se ky dokument është propozim i Gjermanisë e Francës.

“Dhe për habi, kësaj radhe, papritur ky planë “fitoi” autorësi krejtësisht të re, duke u shitur nga Surroi, Rama & Co, jo më si prodhim i Janez Janshës, por hiq më pak se sa propozim i vet Gjermanisë dhe Francës, dy shteteve më të fuqishme dhe drejtueseve kryesore të BE-së, lajm ky tërësisht i rrejshëm, dhe i porositur për të shpifur e ekzagjeruar gjërat si dhe mbuluar të vërtetën, mbi qëllimet konfidenciale të Edvin Kristaq Ramës dhe padronit të tij, Aleksandër Vuçiqit, për krijimin e Serbisë së madhe”, pohon tutje ai.

Sipas tij, me ardhjen e z.Joe Biden në krye të SHBA-ve, Vuçiqi dhe Serbia, u bindën përfundimisht se tanimë ndarja e Kosovës, nuk kishte gjasa të rivendosej serish në tryezën e bisedimeve.

“Ndaj frika që Vuçiqi pati edhe për mundësinë e humbjes së zgjedhjeve nga Edvin Kristaq Rama në Shqipëri, duke rrezikuar të mbetej edhe pa tyxharin kryesor të tokave tona kombëtare, në mesin e shqiptarëve, ai bashkë me Edi Ramën përpiluan një plan të ri për krijimin e Serbisë së madhe, me të ashtuquajturin "non-paper" kinse të prodhuar nga disidenti dhe ish politikani i lartë slloven Janez Jansha” Për aq më tepër, plani “non-paper”, për kufijtë, filloi të qarkullonte si i porositur enkas mu para rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, për të ushtruar presion edhe mbi kryeministrin Kurti që ti pranojë kompromiset e kërkuara nga Vuçiq në dëm të Kosovës, ose i githë rajoni , do të futet serish në një luftë të re, për kufij”, pohon ai.

Qarri thotë se, shumica e funksionarëve të lartë evropian, dhe analistëve më të njohur, e deri te profesori i mirënjohur amerikan Alen Ben Meier, shprehen se do të kishte pasoja të rënda edhe për Kosovën, por për fatin e mirë të Kosovës, sipas tij, kësaj radhe vendi ynë për herë të parë pas 21 vitesh të çlirimit, ka një Qeveri legjitime të dalë nga vota e popullit me shumicën e vet parlamentare dhe që nga viti 2011, kur dhe filluan bisedimet, Kosovë -Serbi për herë të parë, në procesin e dialogut, do të përfaqësohet nga njerëz të pa shantazhuar nga Serbia, “të cilët nuk kanë të bëjnë as me akuzat për vrasjen e shqiptarëve, as me ato për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale e Hagës, si Thaçi me shokë”.

“Madje siç dëshmohet edhe nga të gjitha qendrat relevante ndërkombëtare, në tavolinën e bisedimeve nuk do të ketë më tema për ndryshimin e kufijve, këmbim territoreve as faljen e Veriut të Kosovës, Serbisë okupatore, siç bëheshin pazare prapa shpine, ndërmjet kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe kuislingut Hashim Thaçi, për ndarjen e Kosovës dhe faljen e pjesëve më vitale të saj, ish shtetit pushtues të Kosovës, Serbisë hegjemoniste”, thekson ai.

Për aq më tepër, për fatin e mirë të Kosovës, Qarri shton se, siç ka theksuar edhe profesori Alon Ben Meier, Joe Biden përveç se njeh mirë Ballkanin dhe intrigat që zhvillohen në këtë rajon, ai ka vizituar disa herë edhe vet Kosovën me të cilën është i lidhur edhe shpirtërisht bashkë me familje, madje interesimi i tij për shqiptarët dhe Kosovën, datojnë qysh në mesin e viteve të 70-ta, apo që kur ishte senator dhe ai i di shumë më mirë se cilido funksionar tjetër i lartë amerikan problemet e dy dekadave të fundit që rëndojnë mbi Kosovën.

“Duke pasur të gjitha këto parasysh, shpresojë shumë, se me ndihmën e tij dhe të SHBA-ve, si shteti më i madh mik që ka vendi ynë në botë, Kosova edhe problemin e “non-paper-it” do ta kalojë pa pasoja, sado që fitorja e serishme e Edvin Kristaq Ramës në Shqipëri, si vegël e nënshtruar para presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe qëndrimet e njohura të Ramës, pro-ndarjes së vendit tonë, nuk do të jenë,probleme krejt të parëndësishme, të lehta dhe as tërësisht të vogla, të cilat bashkë me pretendimet territoriale të Serbisë, do ta mbajnë peshë gjithë vendin, deri në nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me këtë shtet ish okupator dhe hegjemonist si Serbia fashiste”, përfundon Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat