Skenari për ndarjen e Kosovës/ Ky është qëllimi i frikshëm i Serbisë, analisti tregon prapaskenat

Politika

Skenari për ndarjen e Kosovës/ Ky është qëllimi i frikshëm i Serbisë, analisti tregon prapaskenat

Nga: N. H Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:06
Janez Jansha

Mediat sllovene javë më parë kanë publikuar dokumente jo formale të njohura si ‘non paper’ të cilat sipas tyre i ka prezantuar Janez Jansha.

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Kapiti, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se dalja në publik e këtij plani nuk është rastësore.

Sipas tij, qëllimi kryesor me këtë draft-dokument është krijimi i Serbisë së madhe, shkruan gazeta “Bota sot”.

Image
Skënder Kapiti

“Dalja apo ekspozimi i këtij dokumenti që me gjuhën diplomatike quhet “non paper” nuk është rastësor ashtu sikurse edhe nuk ishte rastësor as plani i “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë e që ranë në atë kurth edhe Edi Rama,kryeministri i Shqipërisë dhe ish-presidenti Hashim Thaçi i Kosovës. Ky dokument nuk është gjë tjetër, por një formë e tjetër po që ka të njëjtin qëllim; atë të krijimit të Serbisë së madhe, me Serbinë e sotme plus 51 për qind Bosnjës, plus Kosovën e Veriut dhe plus territoret të Maqedonisë. Pra, nëse do të realizohej copëtimi i Kosovës , pra nëse do të realizohej plani Rama-Vuçiq -Thaçi për ndarjen e Kosovës, ky do të shkaktonte reaksionin zinxhir ku Serbisë do t’i lindte e drejta për të marrë edhe Republikën serbe të Bosnjës”, ka thënë fillimisht Kapiti.

Tutje, njohësi i çështjeve politike ka shpjeguar se ky plan dështoi falë ndryshimeve politike e qeverisëse në Kosovë ku sipas Kapitit, populli i Kosovës largoi nga pushteti koalicionin e së keqes.

“Për fatin se tashmë Thaçi nuk është më President por ka kaluar në një ish-president, e që do kishte qenë mirë që edhe Edi Rama në Shqipëri me 25 Prill 2021, edhe ai të kishte kaluar në një ish-kryeministër, i cili edhe deklaron se për çudi e paska parë më parë edhe këtë hartë kur thotë se, “E kam parë dhe e kam biseduar me kryeministrin slloven [Janez Jansha] kohë më parë. E kam parë ketë dokument që ka dalë, por nuk kam asnjë koment për këtë çështje”. Pra e ka parë por nuk ka koment, që do të thotë se nuk është as pro dhe as kundër këtij dokumenti, pra sikur nuk paska fare që ku “non paper” të bëjë me Kosovën. Dhe përderisa është kështu , atëherë gjëja më e mirë që duhet të bëjë Edi Rama është ajo që ai të mos përzihet fare në punët që kanë të bëjnë me Kosovën,për bisedimet Kosovë-Serbi”, tha analisti Kapiti.

Në fund, analisti Kapiti nënvizon se ky është një eksperiment apo tentativë tjetër gatuar në Beograd, që ka për qëllim për të vënë në provë komunitetin ndërkombëtar e sidomos BE-në, në mënyrë që të jetë agjendë diskutimesh dhe zvarritje bisedimesh.

Ai është i mendimit se Serbia ka si strategji të saj zvarritjen dhe konfliktin e ngrirë me Kosovën duke shpresuar që të marrë nga Kosova sa më shumë dhe ato se çfarë ajo ka në plan.

“Meqenëse plani për ndarjen e Kosovës nuk u realizua atëherë, por arkitektët e këtij plani, tani nxorën në skenë këtë “non paper” , i cili tashmë do të fillonte me shpërbërjen e Bosnjës, e pastaj në ndarjen e Kosovës e të Maqedonisë. Pra, ky është po ai plan i mëparshëm, ai për ndarjes e Kosovës e që ka të njëjtin qëllim; atë të krijimit të Serbisë së Madhe, por me mashtrimin se formohet edhe Shqipëria e Madhe, por pa Kosovën e Veriut e cila do t’i kalonte Serbisë, gjë të cilën Serbia e ka pas planifikuar që në vitet 1980. Kështu ka vepruar gjithmonë Serbia që me të pavërteta, me intriga dhe me gënjeshtra edhe ta mashtrojë perëndimin , dhe që me anë të pushtimeve, gjenocidit dhe mashtrimeve, gënjeshtrave dhe manipulimeve Serbia arriti që të ndërtohet si shtet mbi trojet shqiptare me dakordësinë e Evropës”, ka deklaruar njohësi i çështjeve politike, Skënder Kapiti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat