Skandali i qeverisë Hoti me përfituesit e Pakos, kërkohet kthimi i parave në arkën e shtetit

Politika

Skandali i qeverisë Hoti me përfituesit e Pakos, kërkohet kthimi i parave në arkën e shtetit

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 1 maj 2021 Në ora: 18:31
Qeveria Hoti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati para disa ditëve ka bërë publike një listë në të cilën Qeveria Hoti kishte listuar bizneset përfituese nga pakoja 60 milionë euro.

Ai këtë e bëri pas shumë akuzave që u bënë në drejtim të Qeverisë Kurti, dhe thënë se publikimin e kësaj liste e kishte bërë me qëllim të transparencës.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend”, ka shkruar ai në Facebook.

Përfitues të kësaj liste ishin biznese që kanë punuar vazhdimisht gjatë pandemisë, që i bie se nuk janë prekur nga pandemia dhe kanë vazhduar punën normalisht, duke pasur dhe fitim, por që janë të njëjtat që Qeveria Hoti i ka shpërblyer dhe me para nga Pako e Rimëkëmbjes.

Në anën tjetër, nga Qeveria në kohë pandemie përfituan shumë pak apo fare qytetarët e Kosovës apo ata që humbën punën për shkak të kësaj gjendje.

Për këtë u kërkua edhe hetim nga Prokuroria, nuk pati asgjë në këtë drejtim.

Por, a do të duhej që këto para t’i kthehen shtetit?

Mehazi: Qëllim i qeverisë Hoti paska qenë zhvatja e shtetit, e pasuria indirekte e tyre me anë të biznezmeneve të pasur të LDK-së

Analisti dhe profesori Sulejman Mehazi, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se qëllimi i qeverisë Hoti nuk paska qenë Kosovës, por bizneset e tyre korruptive.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, i vetmi qëllim i qeverisë Hoti paska qenë zhvatja e shtetit e pasuria indirekte e tyre, me anë të biznesmenëve të pasur të LDK-së.

“Ja doli gjithë ajo fshehtësi e LDK-së se pse me aq këmbëngulje e rrëzuan qeverinë Kurti-1, doli në shesh se qëllimi i qeverisë Hoti nuk ka qenë Kosova, po bizneset e tyre korruptive. Se Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike e Qeverisë së Hotit nuk ka qenë për qytetarët e Kosovës, por për shtimin e pasurisë së biznesmenëve multimilionerë të afër me LDK-në e kurrsesi rimëkëmbja shtetërore. Se qëllimi kryesor i qeverisë së Hotit ka qenë zhvatje e shtetit të Kosovës e pasuria indirekte e tyre me anë të biznesmenëve të pasur të LDK-së”, është shprehur Mehazi.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti duhet të veprojë ashpër e pamëshirshëm ndaj këtyre zhvatësve të shtetit, që duan sa më shumë të pasurohen vetë e duke varfëruar qytetarët.

“Nëse Qeveria e Kurtit nuk vepron kundër këtyre dukurive negative shtetërore, kundër këtyre skandaleve korruptive atëherë del se edhe qeveria e Kurtit është përkrahëse e multimilionerëve të vetë, prandaj si e qysh Kryeministri Kurti duhet vepruar ashpër e pamëshirshëm ndaj këtyre zhvatësve të shtetit që duan sa më shumë të pasurohen vetë e duke varfëruar qytetarët dhe Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Ahmeti: Paratë e tatimpaguesve duhet të kthehen në arkën e shtetit

Edhe analisti, Hidajet Ahmeti, ka thënë se, përfituesit nga qeveria Hoti duhet të hetohen sepse ka privilegjuar padrejtësisht bizneset multi milionëshe, duke shkelur çdo kriter ligjor e moral.

Image
Hidajet Ahmeti

“Gjykoj se skandali me përfituesit më të mëdhenj nga Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike nga Qeveria Hoti duhet të hetohet nga institucionet drejtësisë, pasi ka privilegjuar padrejtësisht bizneset multi milionëshe, duke shkelur çdo kriter ligjor e moral. Në momentin kur kemi një hetim të pavarur e profesional atëherë mbi atë bazë faktike mund të gjykohet skandali në fjalë. Mendoj se Prokuroria e shtetit ka material të mjaftueshëm për të filluar hetimet në mënyrë që e vërteta të zbardhët në shesh dhe keqpërdoruesit e parasë publike të shkojnë në përgjegjësi”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, ky hetim duhet të nis sa më shpejt, sepse çdo vonim shpërfaqë heshtjen e institucioneve të drejtësisë përballë të politikanëve dhe bizneseve të fuqishme të lidhur me politikën kriminale.

“Çdo vonim në procesin e hetimit shpërfaqë heshtjen e institucioneve të drejtësisë përballë të politikanëve dhe bizneseve të fuqishme të lidhur me politikën kriminale. Njëkohësisht heshtja do të amnistonte këtë krim ekonomik të pashembullt dhe do të krijonte precedent të keq për të ardhmen e selektimit jo meritor nga institucionet”, ka vlerësuar ai.

Në fund, ai thotë se paratë e tatimpaguesve duhet të kthehen në arkën e shtetit, në mënyrë që të përkthehen në të mira publike.

“Nuk duhet të jepet kohë politikës që merret me rastin, por rastin duhet ta kapin institucionet e drejtësisë dhe kriminelet të shkojnë në përgjegjësi. Kurse paratë e tatimpaguesve të kthehen në arkën e shtetin në mënyrë që të përkthehen në të mira publike”, ka deklaruar Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.

Burjani: Bizneset që kanë përfituar nga këto parti, i mbajnë ekonomikisht si parti politike

Kurse, analisti Blerim Burjani, ka shprehur mendimin se këto parti që i kemi, i mbajnë të pasurit dhe sipas tij, Kosova nuk ka parti me prejardhje klasore por ka njerëz me probleme sociale që merren me politik kjo aspak dhe askënd nuk duhet ta befasojë.

Image
Blerim Burjani

“Partitë Politike në Kosovë udhëhiqen nga kategori sociale si në VV edhe në LDK shumica e tyre janë ose mësues, arsimtarë dhe profesorë, përderisa pjesa dërmuese tjetër është e papunë, kjo është e logjikshme se përfitojnë nga këto parti të pasurit që i mbajnë ekonomikisht si parti politike, kjo ndodhë edhe me PDK-në edhe me AAK-në me të gjithë, pra Kosova nuk ka parti me prejardhje klasore por ka njerëz me probelme sociale që merren me politik kjo aspak dhe askënd nuk duhet ta befasojë apo të çuditë. VV tash është në pushtet me mbi 80% prej liderit e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës se ministrave, pra kjo gjendje është në Kosovë kjo ndryshon kur të vetëdijesohet elektorati”, ka përfunduar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat