Tri intervenimet e Biden për dialogun me Serbinë, në mbështetje të Kosovës

Politika

Tri intervenimet e Biden për dialogun me Serbinë, në mbështetje të Kosovës

Nga: A.Z Më: 1 maj 2021 Në ora: 21:12
Joe Biden

Njëra prej pyetjeve të cilën media i’a kanë parashtruar në një intervistë publicistit shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka qenë se “A e ka administrata Biden prioritet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se SHBA nuk do të heqë dorë nga ky proces. Siç thotë Lushi, Amerika nuk do të heqë dorë nga dialogu edhe për shkak të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike që pritet të ndodhin në të ardhmen.

Lidhur me këtë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur edhe juristi Muhamet Kelmendi, i cili ka thënë se Biden ka treguar që prioritet ka njohjen reciproke, madje ai lidhur me këtë, është shprehur edhe në urimin që ia ka dërguar Vuçiçit për festën e Serbisë, të njëjtën gjë e ka bërë edhe në urimin për organet e Kosovës.

“Në kuadër të prioriteteve të Administratës së z. Biden në Ballkan po prinë çështja e Kosovës dhe raportet me Serbinë. Z. Biden ka treguar se në Ballkan ka priotitet zgjidhjen e problemeve me Serbinë duke përfunduar me njohje reciproke. Në 100 ditët e punës së z. BIden në Uashington janë tri intervenime në këtë anë: E para është shprehur në festën e Serbisë në urimin e dërguar nga Biden kriminelit Vuçiç. Me atë urim përmendet edhe çështja e Kosovës dhe njohja reciproke e shteteve si bazë e të ardhmes së këtyre shteteve. Hera tjetër ku Biden ka shprehur mendim të njëjtë, është urimi për organet në Kosovë ku edhe këtu u thotë organeve të fala nga zgjedhjet se duhet shkuar nga njohja reciproke e shteteve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Kelmendi.

Tutje ka deklaruar se këto qëndrime nga SHBA, tregojn se republika është e parikthyeshme, dhe me këtë qëndrim të Biden, pozita e Republikës është forcuar edhe më shumë.

Sipas Kelmendit, i vetmi rrezik është asociacioni serb, sepse sipas tij, duhet të jetë asociacion i lidhjes mbi baza të një shoqate pa pushtet të ri, sepse kalimi i këtyre kompetencave bënë që të merr fund Republika.

“ Tash së fundmi edhe gjatë takimeve në Bruksel u deklarua Adiministrata e SHBA-së për njohje të shteteve. Qëndrimet e tilla tregojnë se SHBA është për shtet të pavarur dhe se Republila është akt i parikthyeshëm dhe nuk negociohet në asnjë kohë me shtetin serb. Me këtë qëndrim të z. Biden është forcuar pozita e Republikës dhe kjo ka marrë një mbështeje të fortë. Aq më shumë se SHBA- të deklaruan se do të jenë aktiv në këtë dialog dhe se këtu nuk ka alternativë. Kjo i ka dhënë forcë të madhe Republikës dhe është nënkuptuar dhe kuptohet se nuk ka kthim prapa. Rreziku është për Asociacionin serb, si do të organizohet dhe çfarë kompetenca do të ketë? Këtu duhet thënë se ky Asociacion nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Ai duhet të jetë Asociacioni i kuptimit të lidhjes mbi baza të një shoqate pa asnjë pushtet të ri. Kalimi i këtyre kompetencave e shëndrron Kosovën në vend amorfe dhe Republika merrë fund. Këtë nuk duhet lejuar”, ka përfunduar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat