Specialja u refuzoi lirimin, ky është parashikimi i rëndë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Politika

Specialja u refuzoi lirimin, ky është parashikimi i rëndë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Nga: P.R Më: 1 maj 2021 Në ora: 21:25
Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi

Gjykata Speciale ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët gjenden në paraburgim që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, ku ndër tjerash, Gjykata Speciale i akuzon edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një komunikate, Specialja bën me dije se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, pasi kërkesa e tyre për lirim me kusht është refuzuar.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, ky vendim ishte i pritshëm duke marr parasysh akuzat e rënda ndaj tyre.

Image
Faton Mehmeti

“Vendimi për refuzim ishte i pritshëm, dhe krejtësisht i natyrshëm duke pasur parasysh aktakuzën ndaj tyre. Në fakt, aktakuza ndaj tyre është shumë e rëndë, pavarësisht se a qëndrojnë a jo, kjo mbetet për tu vërtetuar, megjithatë aktakuza e rëndë bën që të merret vendimi për refuzim”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, të akuzuarit mund të lirohen vetëm në fund të procesit të gjykimit, në rast se shpallen të pafajshëm.

“Nuk besoj, dhe nuk pres që të ketë lirim të tyre të përkohshëm, lirimi mund të ndodh në fund nëse pretendimet e prokurorisë nuk vërtetohen nga gjykata, deri atëherë do të mbesin në burg. Kështu pres të ndodh, duke u nisur, po them prape, nga aktakuza e rëndë me të cilën ngarkohen ata”, shprehet Mehmeti.

Më tej, analisti Mehmeti deklaron se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të qëndrojnë gjatë në burg.

“Nuk mund dhe nuk kanë rendësi mendimet politike, as personale nisur nga simpatia apo jo për njërin nga të akuzuarit, thjeshtë gjykuar nga perspektiva e prokurorisë dhe gjykatës, këta nuk pritet të lirohen, ose do të lirohen në fund nëse shpallen të pafajshëm , ose deri në fund të dënimit të tyre. Gjatë do të rrinë në burg”, thekson Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se lirimi i mundshëm me kusht i të akuzuarve, është rrezik për dëshmitarët.

“Rreziku ka të bëj me dëshmitarët, e të cilët janë pjesë e refuzimit që iu është bërë, pasi ata ndjehen të kërcënuar. Në këtë kuptim, edhe ata janë target i të akuzuarve, gjë të cilën e dinë shumë mirë në Gjykatën Speciale”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat