Juristi flet për skandalin e qeverisë Hoti me përfituesit e Pakos

Politika

Juristi flet për skandalin e qeverisë Hoti me përfituesit e Pakos

Nga: M.H. Më: 1 maj 2021 Në ora: 22:49
Qeveria Hoti

Javë më parë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati para disa ditëve ka bërë publike një listë në të cilën Qeveria Hoti kishte listuar bizneset përfituese nga pakoja 60 milionë euro.

Murati këtë e bëri pas shumë akuzave që u bënë në drejtim të Qeverisë Kurti, dhe thënë se publikimin e kësaj liste e kishte bërë me qëllim të transparencës, përcjell “Bota sot”.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend”, është deklaruar ai.

Përfitues të kësaj liste ishin biznese që kanë punuar vazhdimisht gjatë pandemisë, që i bie se nuk janë prekur nga pandemia dhe kanë vazhduar punën normalisht, duke pasur dhe fitim, por që janë të njëjtat që Qeveria Hoti i ka shpërblyer dhe me para nga Pako e Rimëkëmbjes.

Mirëpo bizneset të cilat nuk fituan ishin të shumta dhe për këtë çështje qeveria po vazhdon të merret duke u përpoqur të sjellë një vendim të duhur për të gjitha palët e dëmtuara.

Në lidhje me këtë temë profesori dhe njëhershit juristi, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se ky është vendim i qeverisë dhe vetëm ajo mund ta anuloj ose të kërkoj të I kthej mjetet.

Sipas juristit vendimi mund të anulohet miërpo mundësia për t’I kthyer mjetet përsëri nuk mund të kthehen, kjo mund të arrihet vetëm nëse bëhet padi në Gjykatën Kushtetuese.

Image
Muhamet Kelmendi

“Ky është vendim i Qeverisë dhe vetëm Qeveria ka të drejtë të drejtë të anulon vendimin e tillë dhe ndoshta edhe të kërkon mjetet për t’i kthyer. Kjo është e pamundur në bazë të vendimit administrative. Vendimi anulohet por mjetet nuk ka mundësi t'i kërkon. E vetmja mundësi është paraqitja e vendimit të tillë me padi në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh juristi.

Kelmendi më tej thotë se Gjykata ka të drejtë ta anuloj vendimin e tillë dhe të obligojë bizneset që të i kthejn mjetet në pronësi të qeverisë gjithmonë me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

”Gjykata ka të drejtë të anulon vendimin e tillë mbi bazën antikishtetutshmërisë dhe të obligon bizneset e tilla t' ia kthejnë mjetet në pronësi të Qeverisë. E themë këtë sepse tash nuk ka mundësi administrative të i kthehen mjetet pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kelmendi.

Tutje, profesori shprehet se padin mund ta paraqes Kuvendi, presidentja, qeveria, deputetet, avokati i poputlli mirëpo edhe një grup i qytetarëve, e kështu me mund të anulohet vendimi dhe mjetet të i kthehen përsëri qeverisë.

“Padi mund të paraqes Kuvendi, vetë Presidentija, Qeveria dhe deputetet, edhe Avokati i Popullit dhe grup i qytetarëve kanë të drejtë të bëjnë padi. Jam i sigurt se kjo ndarje e mjetëve me vendim të qeverisë do të anulohet mbi bazën e pabarazisë ekonomiko sociale dhe mjetet i rikthehën përsëri Qeverisë. Kjo është rruga juridike dhe e vetme e anulimit të vendimit dhe të rikthimit të mjeteve”, nënvizoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat