Bytyçi paralajmëron për rrezikun që mund të ketë Kosova nëse Çitaku bëhet pjesë e qeverisë Rama

Politika

Bytyçi paralajmëron për rrezikun që mund të ketë Kosova nëse Çitaku bëhet pjesë e qeverisë Rama

Nga: M.H. Më: 2 maj 2021 Në ora: 21:47
Vlora Çitaku, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Mbrëmë “Bota sot” ka raportuar se ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, do të marr një post në qeverinë e re të Shqipërisë.

Se Çitaku do të jetë pjesë e kabinetit të Edi Ramës, një gjë të tillë e ka thënë edhe gazetari shqiptar Çim Peka.

Madje, Peka ka bërë me dije se Çitaku si njeriu “më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do të marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.

Në lidhje me mundësin e inkuadrimit të Çitakut në Kuvendin e Shqipërisë, ka folur për “Bota sot”, profesori universitar Enver Bytyçi.

Ai shprehet se një mundësi e tillë mund të jetë e mundur për shkak se treshja Thaçi-Çitaku-Rama ndajnë një miqësi të ngushtë mes veti.

Sipas tij letrat që u shkëmbyen mes veti ditë më parë ishin një shenjë që mund të ketë diçka prapa saj sidmos kur Thaçi i kërkon Ramës që të kujdeset për Kosovën, e që këtë kërkesë profesori e sheh si një kërkesë njëhershit për presidentin Vuçiç sepse sipas tij Rama me Vuçiçin kanë një lidhje të ngushtë mes veti.

Ndër të tjera Bytyçi shton se Çitaku është personi i vetëm i besueshëm i Thaçit që mund të hyjë në kabinetin e Ramës e në këtë mënyrë projektet e Thaçit të jenë edhe më pozitive e të mos harrojmë që përmes Çitakut do të mundohen të i shtojnë presionin edhe Osamnit dhe Kurtit.

Image
Enver Bytyçi

“Gazetari dhe drejtori I SYRITV, Cim Peka ka njoftuar përmes një komenti se pjesë e qeverisë Rama 3 do të jetë gjithashtu Vlora Çitaku, ish-ministre e Integrimit dhe ish-ambasadore në SHBA e Republikës së Kosovës, sa kohë Hashim Thaçi e sundonte atë. Nuk e di nëse autori i këtij parashikimi ka ndonjë info të veçantë, apo niset nga analiza e ngjarjeve. Por edhe sikur të marrim parasysh atë çfarë ndodhi midis zotit Rama dhe zotit Thaçi pas zgjedhjeve, mendja të shkon se kjo do të ndodhë. Në një letër urimi të zotit Thaçi për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga ana e zotit Rama, ish-presidenti i Kosovës i kërkon këtij të fundit që të “kujdeset për Kosovën”! Unë besoj se me këtë kërkesë për Ramën ka dashur t’ia bëjë me dije edhe presidentit të Serbisë, që edhe ai të “kujdeset për Kosovën”! Sepse kur thua Rama, ke shqiptuar emrin e Vuçiç dhe kur i adresohesh Vuçiç i je adresuar edhe Ramës. Është një lidhje aq e ngushtë sa presidenti i Serbisë e kërkoi rizgjedhjen e mikut të tij në Tiranë para zgjedhjeve. Dhe ish-presidenti i Kosovës e uroi pas zgjedhjeve. Të dy në mënyrë ngazëllyese. Ndaj parashikohet që zoti Rama me formimin e qeverisë së tij të re të marrë një nga njerëzit e Hashim Thaçit në kabinetin e tij. Nuk besoj se ka ndonjë politikan tjetër më të besueshëm sesa Vlora Çitaku për ta angazhuar në kabinetin Rama. Unë pres që kjo të ndodhë për shumë arsye. Por kryesorja lidhet me projektet e dy miqve të zonjës Çitaku për Kosovën, projekte të cilat sado pozitive të duken, do të jenë ndryshe nga opsionet e zotit Kurti dhe zonjës Osmani. Kryesore është ajo që ata duan që përmes një ministri të Jashtëm të Shqipërisë nga Kosova t’i bëjnë opozitë qeverisë së Albin Kurtit në arenën ndërkombëtare. Të shtojnë presionin ndaj qeverisë së Kosoëvs që të ulin stekën e qëndrimeve të tyre në raport me dialogun dhe vetë Serbinë”, u shpreh profesori.

Bytyçi më tej flet për presionin mund të i bëj në arenen ndërkombëtare Kurtit dhe Osmanit kjo treshe, pasiqë ata do të bashkohet për të mbështetur palën serbe në dialogun Kosovë-Serbi.

Vlora do jetë thjesht instrument në duart e tij për të përçuar në kancelaritë perëndimore mirëpo që sipas profesori ky plan mund të funksionojë dhe të përçajë skenën politike midis Tiranës dhe Prishtinës.

“Një presion i shtuar dhe një kërkesë e një politikane të Kosovës për të pranuar kërkesën serbe të zgjidhjes së konfliktit do të merrej nga ndërkombëtarët si kërkesë racionale dhe logjike. Kësisoj përmes zonjës Çitaku, Rama dhe Thaçi synojnë të izolojnë qeverinë dhe presidenten e Kosovës në parimet që ata kanë përcaktuar në dialog. Ndërkohë me këtë trysni, sidomos në prapaskenë, të dy këta do të përpiqen që t’i japin një dorë ndihme vëllaut të tyre në Beograd, Aleksandër Vuçiç. Ka plotë politikanë dhe diplomat në Europë dhe SHBA, që një opozitë „shqiptare” ndaj qeverisë dhe institucioneve të Kosovës ta përdornin si argument të pakundërshtueshëm për t’iu kundërvënë palës së Kosovës në dialogun me Serbinë. Mua nuk më shqetëson fakti që treshja Thaçi-Çitaku-Rama janë miq tq ngushtë. Shqetësimi im ka të bëjë se kjo treshe do të bashkohet për të mbështetur palën serbe në dialogun Kosovë-Serbi. Natyrisht që askush të mos presë që kjo të shpallet hapur në publik. Metodikën e organizimit të punës dhe diskursin politik të mashtrimit do të dijë ta ndërtojë kryeministri shqiptar. Vlora do jetë thjesht instrument në duart e tij për të përçuar në kancelaritë perëndimore qëndrimin e diplomacisë shqiptare përmes një ministreje të Kosovës. Ky plan mund të funksionojë dhe të përçajë skenën politike midis Tiranës dhe Prishtinës, si edhe skenën politike në Kosovë”, tha Bytyçi.

Nga ana tjetër, profesori përmend korrigjimin e kufijëve që po përmendet nga televizoni i Baton Haxhiut mirëpo që thotë se nuk është i vetmi por që qëllimi është që të përpunohet fillimisht opinion publik e pastaj të vihen nën presion institucionet e reja të Kosovës për të bërë lëshime në dialogun me Serbinë.

“Ne shohim çdo natë se si analistë jo të paktë, fshehur dhe hapur mbrojnë tezat serbë në ekranet televizive shqiptare. Madje këto ekrane zgjerohen cdo ditë. Përveç emrave të televizioneve të vjetra, kanë marrë edhe emra të tjerë. Duket shumë qartë se Beogradi dhe Moska nuk po kursehen në kthimin e televizioneve shqiptare në favour të politikave të tyre. Nuk është tashmë vetëm Baton Haxhiu ai që bën thirrje për korrigjim kufijsh dhe venë alarmin se cila do të jetë “tragjedia” e Kosovës, nëse ajo nuk i bën lëshime Serbisë. Ka edhe Batonë të tjerë, të cilët kanë kurajo të flasin hapur në ekranet tona për këtë opsion. Qëllimi është që të përpunohet fillimisht opinion publik e pastaj të vihen nën presion institucionet e reja të Kosovës për të bërë lëshime në dialogun me Serbinë. Kjo do të çonte ose në krijimin e Serbisë së Madhe, ose në krijimin e Republikës Serbe të Kosovës, dy opsione, të cilat kanë dalë nga zyra e Vuçiç, edhe nëse i merr përsipër ndonjë zyre tjetër për t’ia lehtësuar diversionin presidentit të Serbisë”, nënvizoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat