Eksperti i sigurisë ‘tronditë’ Serbinë, kërkon nga Shqipëria ta padis për krimet dhe gjenocidin në Kosovë

Politika

Eksperti i sigurisë ‘tronditë’ Serbinë, kërkon nga Shqipëria ta padis për krimet dhe gjenocidin në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 3 maj 2021 Në ora: 12:42
Krimet serb

Serbia në Kosovë ka kryer masakra, dhunime, vrasje të pleqve, fëmijëve, grave shtatzëna, dhunime. Me një fjalë Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, por për të cilën nuk ka kërkuar falje. Madje gjenocidin e masakrat e shumta në Kosovë as që i pranon.

Në anën tjetër, Kosova akoma nuk ka filluar me ndonjë hap konkret për të paditur Serbinë për krimet e kryera në Kosovë.

Krimet e luftës nuk vjetërsohen, por bërja e një padie ndërkombëtare sa më herët edhe mund të përshpejton procesi i pajtimit nga ana e Serbisë që tani po na anashkalon dhe po sillet sikur ne ta kishim sulmua atë.

Ish-zv. Ministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, kërkon nga shteti i Shqipërisë të shikojnë një mundësi për një padi të tillë.

“Një veprim të tillë ka mundur ta bëjë kaherë deri më tash, por faji për mos aktivizim të tillë ka qenë në anën e kastës politike që ka qeverisur Kosovën për këto dy dekada, e që këtë e thotë edhe avokati serb, Aleksandër Olenik, sipas të cilit me plotë të drejtë Shqipëria mund të ngrejë padi për gjenocid ndaj Serbisë në emër të Kosovës, pasi që edhe ashtu Shqipëria është dëshmitar besnik i golgotës së popullit të Kosovës, kur rreth një milion qytetar kanë gjetur strehë në këtë shtet”, thotë Tërnava.

Sipas tij, ngritja e padisë kundër krimeve serbe dhe kompensimit të dëmeve të luftës, është një nga zotimet e vazhdueshme që e dëgjojmë këto ditë nga të gjithë anëtarët e kabinetit të Qeverisë Kurti, madje dhe nga vetë Presidentja Osmani.

Image
Hajrullah Tërnava

“Por akoma nuk ka një sqarim dhe përcaktim për rrugën që do të ndiqet për inicimin e kësaj çështje sa serioze po aq të vonuar në kohë për shkak të neglizhencës dhe injorimit që i është bërë nga ish-qeverisjet e kaluara të degraduara e të nënshtruara ndaj Serbisë dhe Vuçiqit mbase për shkak të ish-politikanëve të kriminalizuar e të nënshtruar që ishin në krye në Qeverisë dhe në Presidencë e Kuvend, ngase ata vetë ishin të shantazhuar nga Serbia fashiste”, shton ai.

Ai pohon se, me që tani në këtë Qeveri qëndrojnë persona me një të kaluar të pastër si në aspektin inkriminues, kombëtarisht dhe të shkolluar, mundësia për një padi kundër Serbisë ekziston.

“Të gjitha gjasat janë në favorin e Kosovës dhe çështja mund të zgjidhet në favorin e saj, dhe kjo përvojë nga ato lufta dhe krimet e bëra ndaj shteteve që iu kanë sjellë të tjerëve, dhe dënimi nga gjyqi ndërkombëtar, ti shërbej Serbisë si përvojë që në të ardhmen mos të zhvilloj lufta apo invazione ndaj tyre, prandaj edhe mundësia për një dialog mes Serbisë dhe Kosovës për përshpejtimin e njohjes reciproke është ma reale me ndërmjetësimin edhe të faktorit ndërkombëtar”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat