Çfarë mund të fshihet pas mundësisë që Çitaku të bëhet pjesë e qeverisë Rama?

Politika

Çfarë mund të fshihet pas mundësisë që Çitaku të bëhet pjesë e qeverisë Rama?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 3 maj 2021 Në ora: 19:34
Vlora Çitaku, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Zgjedhjet në Shqipëri nxorën fituese Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Rama falenderoi të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim duke premtuar që do të vazhdojë të punojë për të mirën e vendit.

Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen kohëve të fundit është opsioni që ish-ambasadorja Vlora Çitaku të bëhet pjesë e qeverisë Rama.

I pari që bëri këtë deklaratë ishte gazetari shqiptar Çim Peka, i cili ka thënë se ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”.

Peka ka thënë se Çitaku si njeriu “më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do të marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare, përcjell Bota sot.

Gjithashtu Peka përmendi edhe letrat që shkëmbyen Rama me Thaçin duke cekur që emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si Ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por “amaneti i vërtetë i Thaçit dhe “futje gishtash në sy” për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Çitaku ka publikuar një foto teksa është duke qëndruar në Shqipëri, gjë që tregon se një mundësi e tillë mund të jetë e mundur edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar.

Mirëpo ajo se çfarë dim është lidhja e ngushtë që ka Thaçi me Ramën dhe se Çitaku tashmë mbetët personi më e afërt e Thaçit dhe e vetmja që mund të bashkëpunoj me Ramën në gjuhën që ata kuptohen.

Se a mund të jetë pjesë e qeverisë Rama, kjo mbetët të shihet në ditët në vazhdim por që njohësit e çështejve politike për “Bota sot”, u shprehen se një mundësi e tillë është e mundur sepse Rama me Thaçin kanë një lidhshmëri të ngushtë mes veti dhe Çitaku është pjesë e kësaj lidhje të tyre.

Qarri: Çitaku nuk duhet ta pranojë postin që ia ofron Rama

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se mundësia që Çitaku të bëhet pjesë e qeverisë Rama është e mundur, kjo për faktin se Çitaku është “amaneti” dhe dora e djathtë tashmë e ish-presidentit Thaçi.

Image
Gani Qarri

Sipas Qarrit Çitaku si njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, do të marrë pikërisht postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e mandatit të tretë të Edvin Kristaq Ramës, në mënyrë që Thaçi të i vazhdoj planet për Kosovën.

“Duke pasur parasysh faktin, se Kosova tanimë ka një Qeveri, Kryeministër dhe Presidente plotësisht legjitime të vulosura me shumicën dërmuese të votave të qytetarëve të saj edhe nëse emërimi i zonjës Çitaku nga ana e Ramës, vije si “amanet” i kuislingut Thaçi, sidomos në këto momente, kjo do të ishte e tepërt dhe bie në konflikt të drejtpërdrejtë me interesat e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. E nëse qëndron fakti, se ashtu siç ka raportuar "Bota sot", ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, do të marr postin e ministres së jashtme në Qeverinë e re të Shqipërisë, kjo vetëm sa i forcon edhe më tepër pretendimet e megalomanit sharlatan Edvin Kristaq Rama, që edhe pa Thaçin, projektin e nisur prej tij për ndarjen e Kosovës, ta vazhdojë Rama dhe me ndihmën e njerëzve të Thaçit si Vlora Çitaku dhe spiuni i Stanishiqit Baton Haxhiu, ta çojnë ndarjen dhe ricopëtimin e shtetit tonë të brishtë deri në fund. Madje se zonja Çitaku do të jetë pjesë e kabinetit të Edi Ramës, e ka pohuar edhe gazetari shqiptar Çim Peka, i cili ka bërë publikisht me dije se Çitaku si njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, do të marrë pikërisht postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e mandatit të tretë të Edvin Kristaq Ramës”, u shpreh Qarri.

Inkuadrimi i Çitakut në qeverinë Rama plotësisht i mundshëm

Tutje, analisti thotë se miqësia që kanë Thaçi me Ramën, mundëson që emërimi i Çitakut të futet në qeverinë Rama.

Por Qarri i bën thirrje Çitakut që të njejtin post të mos e pranoj sepse kjo të arrijë ta dërgoj atë që të bëhet “vegël” e Ramës sepse nëse e pranon këtë post atëhere do të arrijë të përçaj dy vendet dhe shqiptarët mes veti.

“Duke qenë se Thaçi, Çitaku e Rama mbahen për miq të ngushtë, emërimi i saj në njërin nga postet e Qeverisë Rama-3, është plotësisht i mundshëm, por jo edhe i preferueshëm edhe për shkak të përvojës jo të mirë me ish ministrin e jashtëm të Qeverisë Rama-2, Gent Caka i cili në vazhdimësi ka marrë kritika të pa fund deri tek ofendimet me përmbajtje raciste dhe tejet nënçmuese. Vet zgjedhja e një Qeverie në krye të shtetit të Kosovës me mbi 50 % të votave të qytetarëve, duhet të respektohet edhe nga zonja Çitaku dhe ajo nuk do duhej të lejonte, për asnjë çmim, të bëhej vegël e Ramës, për futjen e pykave ndërmjet dy shteteve, rritjen e konfrontimeve mes Ramës e Kurtit, si dhe zgjerimin e përçarjeve ndërmjet shqiptarëve. Madje duke ditur se delegimi i zonjës Çitaku, është vazhdimësi e planit të kuislingut Thaçi me detyrën konspirative dhe obligimin e jetësimit të projekteve të tij, për ndarjen e Kosovës, me shpresën se duke i bërë lëshime të tilla të mëdha Serbisë, në kurriz të Kosovës, kuislingu Thaçi do të lirohej nga burgu i Gjykatës Speciale në Hagë, Qeveria dhe populli i Kosovës,do duhej të reagonin sa më fuqishëm, kundër një keqpërdorimi të tillë”, tha Qarri.

Nga ana tjetër analisti vazhdon të i drejtohet Çitakut që nëse ka një propozim të tillë të mos e pranoj sepse Rama sipas analistit do ta përdor atë për të larë hesapet me kryeminsitrin Kurti.

“Ndaj edhe nëse sharlatani Edvin Kristaq Rama, do ti kërkonte zonjës Çitaku, që ajo ta merrte postin e ministres së jashtme në Qeverinë Rama-3, si bijë e respektuar e Kosovës, për hirë të bashkëkombësve dhe shtetit të Kosovës, e cila me përfaqësimin e denjë si ambasadore e Republikës së Kosovës në SHBA, i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët, vet Vlora do të duhej ti refuzonte ofertat plot sherr të Edvin Kristaq Ramës, të cilat nuk bëhen për ta nderuar zonjën Çitaku as vendin e saj, por për ta keqpërdor atë si diplomate me emër të mirë, për larjen e hesapeve me kryeministrin Kurti dhe plotësuar dëshirat e Vuçiqit duke dëmtuar, pikërisht atdheun e zonjës Çitaku, që asaj i ka dhënë famë dha falur besimin, Republikën e Kosovës, gjë të cilën e di më së miri Vlora dhe nuk do ta vejë këmbën në një dërras të tillë të kalbur”, theksoi Qarri për “Bota sot”.

Mehazi: Çitaku si shefe e diplomacisë së jashtme të Shqipërisë do jetë një hakmarrje politike Ramës kundër Albin Kurtit

Profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh se një mundësi e tillë mund të jetë e mundur duke marrë parasyshë edhe shkëmbimin e letrave që patën ditë më parë Thaçi me Ramën.

Image
Sulejman Mehazi

“Sa është e vërtetë deklarata e Çim Pekës, se ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, do jetë pjesë e qeverisë së re të Edi Ramës do shihet së shpejti. Deklarata e Çim Pekës ose ështe spekuluese për të bërë bujë mediatike ose mund të jetë e vërtetë. Duke parë shkëmbimet e letrave "dashurore e vëllazërore" të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, ky variant kabinetik i Vlora Çitakut në qeverinë e re të Shqiperisë është i mundshëm. Gëzimi i madh i Thaçit për fitoren e Edi Ramës e bën të besueshëm deklaratën e gazetarit të mirënjohur, Çim Pekës”, u shpreh Mehazi.

Tutje, profesori thotë se ideologjia e njejtë politike i bën bashkë Ramën me Thaçin e tashmë edhe Çitakun.

Sipas Mehazit zgjedhja e Çitakut si shefe e diplomacisë së jashtme të Shqipërisë është të neutralizojnë, pejgojnë apo dëmtojnë veprimet qeverisëse e diplomatike të Kurtit dhe Gërvallës.

“Duke parë jo vetëm miqësinë, por edhe ideologjinë e njëjtë politike anti-Kurti të të dy "vëllezërve" Rama-Thaçi është e mundur që miken e tyre Vlora Çitakun ta bëjnë Ministre të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për një revanshizëm politikë ndaj Kryeministrit të Kosoves, Albin Kurtit, njëkohësisht edhe për t'iu kundërvënë diplomacisë së jashtme të Kosovës në krye me Donika Gërvallën. Zgjedhja e Vlora Çitakut si shefe e diplomacisë së jashtme të Shqipërisë do jetë një hakmarrje politike e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit kundër Albin Kurtit e Donika Gervallës. Pra, qëllimi kryesor politikë i Hashim Thaçit dhe i Edi Ramës është që me Vlora Çitakun të neutralizojnë, pejgojnë apo dëmtojnë veprimet qeverisëse e diplomatike të Kurtit dhe Gërvallës”, nënvizoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat