“LDK ka filluar të ritkthejë mbështetjen e qytetarëve”

Politika

“LDK ka filluar të ritkthejë mbështetjen e qytetarëve”

Nga: M.H. Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Muaj më parë Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kryetar Lumir Abdixhiku, i cili menjëhere ka filluar të bëjë ndryshimet brenda partisë, duke emëruar persona të kualifikuar dhe të rinj në pozita të partisë.

Ishte personalisht kryetari Abdixhiku që bëri publike emërimin e nënkryetares së re të LDK-së, Shqipe Mjekiqi Sadiku, derisa tregoi për kualifikimet që ka nënkryetarja e emëruar dhe kontributin që ajo ka bërë gjatë këtij viti, mirëpo që pret shumë nga ajo.

Ndër të tjera duke folur në një intervistë për “Bota sot”, Shqipe Mjekiqi Sadiku, ka vlerësuar pozitën e re duke premtuar se do ta tregojë veten në mandatin e saj.

Nënkryetarja tregon për reformat që LDK ka ndërmarrë, duke i përmendur edhe gjashtë departamentet që i kanë krijuar së fundmi dhe duke u shprehur shumë optimiste për këndelljen e sa më të shpejtë të partisë që ajo përfaqëson, duke shpresuar që kjo këndellje të arrihet në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

“Rëniet e herë pas hershme janë të natyrshme për secilën parti politike. Është vështirë të mendohet spektri politik në Kosovë pa Lidhjen Demokratike të Kosovës si parti tradicionale, e qendrës së djathtë, me mbi 30 vjet ekzistencë e përvojë politike. Shenjat e para të reformimit të brendshëm tashmë i keni parë – një lidership i ri, që ka marrë për detyrë të kthejë Lidhjen Demokratike të Kosovës duke rritur mbështetjen qytetare”, u shpreh nënkryetarja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat