Akuzat e rënda në drejtim të Donika Gërvallës, kundërpërgjigjet veprimtari i çështjes kombëtare: Përfundimisht po fundoset karriera e tyre kriminale

Politika

Akuzat e rënda në drejtim të Donika Gërvallës, kundërpërgjigjet veprimtari i çështjes kombëtare: Përfundimisht po fundoset karriera e tyre kriminale

Nga: N. H Më: 4 maj 2021 Në ora: 23:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ose shkarkimin e saj.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se asnjëherë nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për gjithë viktimat në Kosovë.

Këtë deklaratë ajo e dha pas reagimeve ku thuhet se Gërvalla ka thënë se do të dërgojë materiale në Speciale sapo të formohet kjo gjykatë.

“Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh”, ka shkruar ajo.

Në mbrojtje të të parës së diplomacisë së Kosovës ka dal edhe veprimtari Azemi, shkruan “Bota sot”.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Shyqeri Azemi, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se zërat që sot gjatë ditës në vazhdimësi e kanë kërkuar shkarkimin e kryediplomates Gërvalla janë kundër normalitetit në Kosovë.

Image
Vjosa Osmani dhe Shyqeri Azemi

“Ata që po kërkojnë shkarkimin e ministres së Jashtë të Kosovës, Donika Gërvalla, lirishtë mund të them se janë kundër normalitetit dhe perspektivës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë veprimtari i çështjes kombëtare.

Tutje, ai shprehet se ata të cilët po hedhin akuza në drejtim të ministres Gërvalla se përfundimisht po fundoset karriera e tyre kriminale.

“Ata mjeranë që kritikojnë dhe kërkojnë largimin Donika Gërvalla, e dinë fare mirë, se përfundimisht po fundoset karriera e tyre kriminale, dhe në ditët në vijim sigurt do të përgjigjen nga drejtësia, për dëmet e tyre ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha ai.

I pyetur se a duhet të vazhdohet kauza për zbardhjen e vrasjeve te zyrtareve te Lidhjes Demokratike të Kosovës, Azemi ka bërë me dije se përderisa nuk zbardhet e vërteta, nuk mund të ketë qetësi në Kosovë.

“Patjetër. Përderisa nuk zbardhën të gjitha vrasjet që ndodhën që nga viti 1999 e gjerë më tani, në Kosovë nuk mund të ketë qetësi dhe zhvillime, ashtu siç e meriton Kosova dhe qytetarët liridashës të saj”, ka deklaruar veprimtari i çështjes kombëtare, Shyqeri Azemi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat