Donika Gërvallës i vjen mbështetja e fuqishme: “Bishat e egra janë çartë, po bëjnë yrysh e po shkojnë si pa kokë”!

Politika

Donika Gërvallës i vjen mbështetja e fuqishme: “Bishat e egra janë çartë, po bëjnë yrysh e po shkojnë si pa kokë”!

Nga: N.Sh Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:09
Donika Gërvalla

Një fushatë e egër e sulmeve po vazhdon ndaj Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, e cila kishe thënë se do ta ndihmojë Gjykatën Speciale me materiale.

Donika kishte deklaruar se në Speciale do të dërgoj materiale kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Madje edhe pas sulmeve ajo u shpreh se do të kërkoj drejtësi për viktimat.

Ndaj deklaratave të saj kanë vërshuar reagimet e kundërshtarëve politikë, por që nuk janë duke mundur që ta zmbrapsin atë.

Për këtë çështje, prof. Dr. Binak Maxharraj shprehet se, që nga humbja e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, “PDK ka mbetë si bishë e egër”.

Sipas tij, PDK-ja është bërë si e çartur, është çorientuar nga të gjitha anët.

“Po kukasin si kukuvajkat në çerdhet e qyqeve. Në vend së të merren më vetveten për të parë së përse i gjeti ky taksirat, kjo zerzele që ranë aq poshtë në zgjedhje, ata po merren më të tjerët, po ju turrën të tjerëve, në vend së të ulën të pastrojnë oborrin e vetë, të shohin vetën së ku janë, kanë nisë me u marrë me te tjerët, më pastrimin e oborreve të tjerëve. Janë bërë si bishat e egra, si bishat e plaguara që bëjnë yrysh si pa kokë ku çdo gjë po ju pengon, ndërsa nuk po e shohin vetën, sulmojnë si pa kokë, pa shkas, pa inversion, pa bazë, pa argumente”, thotë Maxharraj.

Si shprehet se, kësaj valle të kotë u prinë u/d së PDK Enver Hoxhaj.

“Ky është matufos aq shumë sa që nuk dinë as vetë se çka fletë, se çka donë, por ia futë qashtu n’lerë. Sulmi i fundit i tyre është kundër çikës se heroit të kombit Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla ministre e posa zgjedhur në diplomacinë e Kosovës. Pra, është quar në këmbë një Kryesi partie kundër një gruaje. E akuzojnë për Gjykatën Speciale, që për themelimin e sajë lexojë në gazeta. Por, këta zotërinj të Kryesisë së PDK paskan harruar se Donika Gërvalla nuk ua solli Gjykatën Speciale për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Donika Gërvalla, Gjykatën Speciale e gjeti në mesin tuaj. Gjykata Speciale nuk është gjykatë e huaj, është Gjykate e Kosovës që vepron me ligjet e Kosovës, ju e formuat me dorën e Juaj, bile edhe e detyruat më dhunë Parlamentin e Kosovës që të votoj këtë gjykatë. E formuat sepse nuk patët guxim as kurajo, e as trimëri që vetë ta formoni vite më parë në Kosovë derisa ju detyruan që ta bëni këtë, sepse frikoheshit për të bërat e secilit nga ju gjatë dhe pasluftës”, potencon tutje profesori.

Sipas profesorit, nuk është e vërtetë se në këtë gjykatë do gjykohet lufta e pastër si loti e UÇK e murosur në piedestalin e lirisë me gjakun e dëshmorëve të kombit.

“Jo, lufta e drejtë e djemve dhe vajzave tona nuk mund të gjykohet nëpër gjykata. Por, atje do shkojnë dhe gjykohen të gjitha ata që e keqpërdorën lirin, gjakun e dëshmorëve, dhe në emër të UÇK vepruan kundër sajë të dyshuar për krime lufte dhe të pasluftës dhe krimeve kundër njerëzimit dhe duke i keqpërdor pozitat e tyre për përfitime personale. Një kryesi partie (PDK) me arrogancën e vetë po kërkon përgjegjësi për asgjë diplomates sonë më të aftë që nga paslufta, e cila derisa shumë nga ju shisnit farmerka “xhins” nëpër Evropë familja e Donikës, baba i saj heroi i kombit i kishte shpallë luftë Serbisë shumë vite para se UÇK doli në dritë derisa e vranë dhe e masakruan, kurse Donika i mbushte studiot e tv nëpër Evropë e deri të Bundestangu Gjerman duke treguar për pozitën e vështirë të shqiptareve, për maltretimet e deri te likuidimet fizike vetëm pse kërkonin lirin nga regjimi fashist-çetnik i Serbisë”, thotë ai.

Profesori shton se, motoja e sajë ishte së: ”Asnjëherë nuk do te pushoi së kërkuari drejtësi për te gjitha viktimat në Kosovë,pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund te bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat qe vijnë. Heshtja qyqare nuk ëndërron asnjërin prej nesh”.

“Por, Donika nuk ndalët duke kërkuar drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe të atyre të pasluftës të cilat u bënë për motive politike sepse nuk do të këtë qetësi derisa ato të zbardhën i pëlqej dikujt apo jo. Kryesia e PDK është më mirë të pastroi oborrin e vetë para se të dalë ti pastroi oborret e tjerëve. Pse kryesia e PDK nuk merret me u/d së kryetarit të vetë Enver Hoxhaj i cili fillimisht ishte kundër UÇK dhe luftës së sajë të drejtë çlirimtare nga dhuna shtetërore e regjimit të Slobodan Milosheviqit. Ai nga Zvicra, derisa djemtë dhe vashat tona po vdisnin në luftë heroike kundër shkaut, ai thoshte se nëse ”UÇK e fiton luftën ai do të kërkonte azil politik në Serbi””, potencon tutje Maxharrraj.

Ai shprehet se UÇK e fitoi luftën, kurse Enver Hoxhaj në vend së të kërkoj azil politik në Serbi u pajis me poste shtetërore e së fundi u bë edhe u/d së kryetarit të PDK.

“Pse, heshtë PDK për këto deklarata skandaloze kundër UÇK nga njeriu i parë i PDK, por përkundrazi i del punë me të tjerët. Pse, nuk merret PDK me reformimin e PDK por e ndrydhë atë nga brenda duke e përjashtuar edhe mendimin ndryshe dhe duke ua ndaluar pjesëmarrjen e kuadrove të sajë nëpër media dhe tv publike. etj. etj. Ata edhe më tutje mund të çirren si kukavajka, mundë dhe të vajtojnë në folën e tyre të qyqeve, por Donika Gërvallën kurrë nuk mund ta mundin, sepse ajo është e fortë e dinë rrugëtimin e vetë, ka aftësi potenciale shtetërore dhe diplomatike e cila nuk e korit vendin e vetë, por lufton për të, e mbron çështjen e Kosovës shumë më mirë se sa ata që po e sulmojnë pa fakte e argumente, por që këtë e bëjnë nga smira për aftësitë e sajë dhe guximin diplomatik që te ia thotë te vërtetën botës për Kosovën dhe rreth Kosovës”, vlerëson ai.

Prandaj, sipas tij, çdo tentim për ta njollosë figurën e Donika Grevallës nga ata që dikur shisnin farmerka “xhinsi” nëpër Evropë është e kotë, sepse Donika është e madhe, aq e madhe sa që nuk mund ta mposhtin e cila e ka forcën që i buron nga mençuria dhe vendosmëria e saj, por forcën e ka edhe nga populli të cilën e zgjodhi.

“Pra, Donika Gërvalla është e madhe, në krahasim me shitësit e dikurshëm te farmerkave, është aq madhe dhe e dinjitetshme më një dashuri të pashoqe atdhetare, është një si stuhi dhe uragan që nuk ka forcë qe ndal e aq më pak nuk mund ta ndalin as këta mistrecat e PDK të cilët e kanë humbur orientimin në drejtimin e partisë së vetë se kritikat e tyre mbesin vetëm si fluska sapuni që i merr era”, përfundon profesor Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat