PDK insiston në shkarkimin e ministres Gërvalla, analisti tregon se ku qëndron problemi i opozitës

Politika

PDK insiston në shkarkimin e ministres Gërvalla, analisti tregon se ku qëndron problemi i opozitës

Nga: A.SH Më: 6 maj 2021 Në ora: 14:56
Kuvendi i Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës po insiston në shkarkimin e ministres së punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Edhe sot në seancën e Kuvendit pati tensione mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së.

“Ne kërkojmë nga kryeministri Kurti që ta shkarkoj menjëherë këtë ministre të papërgjegjshme, e cila në mënyrë të vazhdueshme denigron pjesën më të ndritur të historisë së Kosovës. Ne do të përdorim të gjitha mjetet demokratike që kësaj ministre t’i pamundësohet ushtrimi i detyrës”, ka thënë Tahiri në një deklaratë të tij.

Analsiti politik, Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, Donika Gërvalla nuk duhet të dorëhiqet sepse është e pafajshme për të gjitha ato për të cilët akuzohet.

“Zonja Donika Gërvalla nuk duhet të dorëhiqet, sepse është e pafajshme për të gjitha ato për të cilët akuzohet. Në seancën e fundit Donika Gërvallën e ka fyer në mënyrën më çnjerëzore deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, motra e të cilit merrte tendera deri në mbi 100.000 euro në qeverinë e tij të PDK-së”, ka thënë Bytyçi.

Ai më tej thotë se, problemi i opozitës nuk qëndron të Donika Gërvalla por te kryeministri Kurti e që sipas tij e praoni edhe vet Arben Gashi, deputet i LDK-së.

“Nuk është problemi i opozitës zonj. Gërvalla por të z. Kryeministri Albin Kurti, këtë nga pakujdesia e pranojë Arben Gashi i LDK-së, në një prononcim të tij. Reagimet kaq të egra të opozitës kundër pozitës burimin e kanë në humbjen e pushtetit dhe në as një arsye tjetër”, përfundon Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat