Analisti tregon se si dolën në pah gënjeshtrat e SHIK-ut, përmend garancionet e ‘rrejshme’ për të akuzuarit e Speciales

Politika

Analisti tregon se si dolën në pah gënjeshtrat e SHIK-ut, përmend garancionet e ‘rrejshme’ për të akuzuarit e Speciales

Nga: A.Morina Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Garancia për lirimin me kusht të të akuzuarve të Gjykatës Speciales, ka qenë krye tema e këtyre ditëve në vend.

Qeveria e Kosovës ka qenë cak i akuzave nga PDK dhe individë të caktuar, kinse kjo e fundit po refuzon të ofrojë garanci për ish-krerët e UÇK-së.

Ndonëse, një gjë e tillë nuk qëndron, pasi institucioneve shtetërore nuk i ka ardhur asnjë kërkesë për garancion.

Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për gazetën “Bota sot” dhënia e garancisë nga Qeveria e Kosovës, për të akuzuarit në Hagë, pa një kërkesë të Dhomave të Specializuara do të ishte shkelje e ligjit

Madje, Qarri përmendi edhe se si i dolën në pah gënjeshtrat e SHIKU-ut, se kinse Austria dhe Kroacia kanë dhënë garanci për Thaçin dhe të tjerët.

Image
Analisti politik, Gani Qarri

“Ndaj shpallja apriori e garancive për të akuzuarit, pa paraqitjen e një kërkesë të tillë zyrtare nga Dhomat e Specializuara, do të ishte shkelje e ligjit, përzierje e drejtpërdrejtë në punën e Gjykatës Speciale, tendencë për pjesëmarrje në pengimin e procesit gjyqësor dhe frikësimin e dëshmitarëve.

E për tu bërë turpi edhe më i madh dhe shpërfaqur lakuriq GËNJESHTRAT e SHIK-ut, të Hisen Berishës e të tjerëve, jo vetëm që u vërtetua se nga Kosova as që është kërkuar garanci, por pas mohimit publik të Austrisë, shpifjen për ofrimin e garancisë e mohoi hapur edhe vet Kroacia, duke deklaruar publikisht se nuk do të ofrojë kurrfarë garancie për Thaçin, as cilindo tjetër nga të arrestuarit në Gjykatën e Hagës” deklaroi Qarri.

Tutje, analisti tha se duke pasur për bazë të kaluarën e tyre, ata të cilët kanë vjedhur, zhvatur dhe keqpërdorur pasurinë e popullit, tani kanë filluar ta kritikojnë Kurtin për shkak të zbatimit të ligjit.

“Për aq më tepër, të mësuar për mbi 21 vite, të vjedhin e zhvatin çdo gjë të këtij vendi dhe duke keqpërdorur edhe djersën dhe pasurinë e gjithë popullit, mjeshtrit e propagandës dhe të inkriminuarit e njohur, kanë filluar ta kritikojnë edhe kryeministri Kurti për shkak të zbatimit të ligjit për bërjen transparente të shpenzimeve për avokatët e të akuzuarve për ndërmarrje kriminale dhe krime kundër njerëzimit”, theksoi ai

Qarri potencoi se opozita po e keqpërdorin transparencën ligjore të Qeverisë Kurti, edhe pse ato nuk janë para të SHIK-ut as udhëheqësve të partive të inkriminuara, por para të popullit dhe taksapaguesve të varfër të Kosovës.

“Madje, ata transparencën ligjore të Qeverisë së re, e keqpërdorin në mënyrën më agresive, për propagandë të formës më brutale, edhe pse ato nuk janë para të SHIK-ut as udhëheqësve të partive të inkriminuara, por para të popullit dhe taksapaguesve të varfër të Kosovës, të cilët vetë ata që sot ndodhen në burg dhe këta që bëjnë propagandë në vend, i kanë burgosur e izoluar edhe qytetarët dhe vet shtetin e Kosovës nga e gjithë bota, duke e lënë si të vetmin vend në rajon edhe pa liberalizim të vizave, pikërisht për shkak të zhvatjes së paras publike, hajnisë e korrupsinonit galopant dhe formave më të trishta të krimit të organizuar”, nënvizoi ai.

Në fund, analisti Qarri përmendi faktin se kryeministri Kurti ka qenë kundër formimit të Speciales dhe ata që e përkrahen kanë qenë ata që po mbahen në Hagë (Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli).

“Ndaj thënë shkurtë e shqip, Albin Kurti që në fillim ka qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale duke i kundërshtuar ashpër të gjithë iniciuesit edhe kur ata bënin fushatë pro-saj dhe në krye me Hashim Thaçin e Kadri Veselin mobilizonin deputetët për të formuar Gjykatën në fjalë, përderisa Kurti bashkë me LVV-në edhe kanë votuar komplet kundër ekzistencës së një gjykate të tillë që nuk do të merrej me të gjitha krimet e shkaktuara në Kosovë, por do të gjykonte vetëm shqiptarët”, përfundoi Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat