Paralajmërohet Kosova: “Rrezik i madh, kurth për Kosovën”, ky është qëllimi i përbashkët i Serbisë me disa politikanë shqiptarë

Politika

Paralajmërohet Kosova: “Rrezik i madh, kurth për Kosovën”, ky është qëllimi i përbashkët i Serbisë me disa politikanë shqiptarë

Nga: N.Sh Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:21
Harta e Kosovës

Tashmë ka më shumë se një muaj prej që u publikua në mediat sllovene një dokument i quajtur “non-paper” që flet për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Ky dokument u tha që është publikuar nga kryeministri slloven Janez Jansha, por i cili e mohoi.

Për këtë dokument ka reaguar edhe presidenti slloven, SHBA-ja, BE-ja dhe shumë vende të Evropës.

Megjithatë, ky dokument për Serbinë është i mirë. Kështu ka deklaruar Ivica Daçiq.

Ky dokument në Kosovë është cilësuar si provokim për shqiptarët pak kohë para fillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Madje thuhet se këtë mund dhe do ta përdor Serbia në këtë dialog, i cili ka vite që është filluar, por fundi i duket shumë larg.

Për këtë çështje, analist politik, Faton Mehmeti thotë se, ky dokument është plan i Serbisë dhe Rusisë.

“Natyrisht se për Ivica Daçiqin është shumë i mirë "non paperi", duke qenë se në gjithë këtë fiton Serbia, është plan i orkestruar nga Serbia dhe Rusia me qëllim që të krijohet Serbia e madhe”, shprehet ai për gazetën “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se, kjo ka qenë dhe mbetet ëndërr e kamotshme serbe, e cila fatkeqësisht ka gjetur mbështetje edhe tek disa politikanë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Ky është një plan, një kurth në të cilën Kosova nuk guxon të bie, pasi cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ky plan është gatuar në kuzhinat Serbisë, nga njerëz të tyre dhe në dakordësi edhe me disa liderë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë”, potencon ai.

Ai thekson se, Qeveria aktuale duhet të jetë shumë vigjilente, ky plan të mos pranohet as si temë negociata, e lerë më shumë.

“Ky është një rrezik i madh, nga e cila duhet shumë kujdes”, përfundon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat