Proces i ndërlikuar/ Cili shtet do ta ndihmojë Kosovën në ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë?

Politika

Proces i ndërlikuar/ Cili shtet do ta ndihmojë Kosovën në ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë?

Nga: A.Morina Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë Kurti është miratua planprogrami qeverisës për vitin 2021/2025.

Një nga pikat e planit qeverisës, kryeministri Albin Kurti ka paditjen e Serbisë për gjenocid.

“Do të aplikojmë dhe anëtarësohemi në Kartën e Atlantikut Dialog parimor me Serbinë për njohje reciproke. Do të afrohemi dhe bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë. Do ta përgatisim padinë për gjenocid në GJND-së”, ka thënë Kurti.

Mirëpo, vetëm disa ditë më parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka theksuar se paralajmërimi i Prishtinës për padi për gjenocid kundër Serbisë, është kërcënim që ata bëjnë çdo ditë dhe ajo mund të bëhet vetëm përmes një vendi tjetër, më saktë Shqipërisë, që do të ishte fillim i bashkimit.

Avokati i shtetit, Islam Krasniqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar pikën e planit qeverisës të kryeministrit Kurti, atë të padisë ndaj Serbisë për gjenocid.

Krasniqi u shpreh se kjo është një çështje e ndërlikuar, për faktin se Kosova ende nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Image
Avokati i shtetit, Islam Krasniqi

“Është procedurë shumë e ndërlikuar kjo çështje, pasi që Republika e Kosovës nuk mund të jetë palë në gjykatën ndërkombëtare e që Kosova ende nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe çdo veprim jo i koordinuar apo i planifikuar mirë mund të na kushtoj shumë”, deklaroi ai.

Tutje, avokati i shtetit  tha se qeveria e vendit, duhet të diskutojë se përmes cilit shtet do ta inicojë padinë për gjenocid. Madje, Krasniqi shfaqi dyshime nëse do të pranojë Shqipëria të bëhet pjesë e këtij procesi.

“Ne duhet të diskutojmë se përmes cilit vend mik mund të inicojmë këtë procedurë,  sepse nuk është në dorën tonë dhe se nuk e dimë akoma a pranon Shqipëria që përmes saj ta padisim shtetin serb per krimet e luftës”, theksoi ai.

Sa i përket, deklaratës së presidentit serb, Vuçiq se ngritja e padisë është kërcënim, Krasniqi potencoi se kjo është vetëm shfrytëzim i së drejtës elementare.

Nuk është kërcënim padia dhe kërkesë padia e Kosovës për Serbinë, por një e drejtë elementare e cila është dashur të bëhej shumë kohë më parë, e jo tani në këtë kohë kur kanë kaluar apo ndryshuar ajo gjenerat e cila i ka pasur më lehtë të gjitha procedurat, pasi që ishte edhe pjesë e luftës dhe e cila i ka pasur të freskëta krimet dhe gjenocidin serb, por e cila ishte duke i amvistuar me politikën e saj të mbrapshtë, duke mos i interesuar për pronën private asnjë here”, nënvizoi ai.

Në fund, avokat Krasniqi kërkoi nga Qeveria Kurti që ta përgatit mirë kërkesën për padi ndaj Serbisë dhe të konsulltohet me shtetet mike.

“Andaj Qeveria Kurti të përgatit mirë padinë dhe kërkesë padine dhe të konsulltohet me vendet mike apo të gjejë një rrugë diplomatike përmes të cilës mund të iniciojë procedurën për dëmshpërblimin e gjenocidit dhe krimeve të luftës”, përfundoi Islam Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat