Sulmet e njëpasnjëshme ndaj Gërvallës, juristi nga Brukseli tregon qëllimin pse po bëhen, thotë se dikush duhet të përgjigjet

Politika

Sulmet e njëpasnjëshme ndaj Gërvallës, juristi nga Brukseli tregon qëllimin pse po bëhen, thotë se dikush duhet të përgjigjet

Nga: N. H Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:57
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Gjatë gjithë javë është zhvilluar një fushatë e egër ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, e cila kishe thënë se do ta ndihmojë Gjykatën Speciale me materiale.

Gërvalla kishte deklaruar se në Speciale do të dërgoj materiale kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Në lidhje më këtë çështje, “Bota sot”, ka kontaktuar juristin dhe njohësin e çështjeve juridike.

Juristi i diplomuar, njëherit opinionist i njohur, që jeton dhe vepron në Bruksel të Belgjikës, Skënder Musliu, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka komentuar sulmet ndaj kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla.

Musliu është i mendimit se këto sulme janë të pajustifikueshme, kurse, sipas tij për qëllim primar kanë diskreditimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Image
Skënder Musliu

“Sulmet ndaj zonjës Gërvalla janë të pajustifikuar dhe tendencioze, që për qëllim kanë diskreditimin e Qeverisë Kurti 2. Dorëheqja e saj, as që duhet të diskutohet, sepse në kohën kur ajo ka dhënë intervistën më vitin 2016 nuk ka qenë në politikë, rrjedhimisht nuk mbanë përgjegjësi institucionale, por eventualisht individuale”, ka thënë juristi Musliu për gazetën “Bota sot”.

Tutje, juristi Musliu ka deklaruar për gazetën “Bota sot” se e para e diplomacisë së Kosovës duhet të vazhdojë të kërkojë drejtësi për të gjitha viktimat dhe vrasjet e kryera në Kosovë.

Ai ka theksuar krejt në fund se për vrasjet e kryera para dhe pasluftës dikush duhet të jap përgjegjësi.

“Sigurisht se zonja Gërvalla edhe pse kryediplomate, duhet të vazhdojë të kërkojë drejtësi për të gjitha viktimat dhe vrasjet e kryera. Mirëfilli dihet se para dhe paslufte në Kosovë ka patur shumë vrasje të aktivistëve politik dhe ushtarak për të cilat dikush duhet të përgjigjet”, ka thënë opinionisti Skënder Musliu për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat