Ky ishte mashtrimi i madh i PDK-së i bërë për vite me radhë

Politika

Ky ishte mashtrimi i madh i PDK-së i bërë për vite me radhë

Nga: N.Sh Më: 11 maj 2021 Në ora: 20:39
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet sfida më e madhe e shtetit të Kosovës, konkretisht e Qeverisë Kurti.

Sistemi i drejtësisë deri tash është kritikua mjaft shumë, përshkak se ishte vlerësuar si i kapur.

Në lidhje me këtë çështje, ish- zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, qeverisjet e deritashme që e katandisën këtë vend, në këtë mënyrë sikur që e kemi tani, nga vetë koha po dëshmohet se ishin e keqja më e madhe.

Sipas tij, kjo sepse koha po i qet në sipërfaqe të gjitha ato të bëra të këqija, dhe jo rastësisht po konstatohet me fakte nga nxjerrja e analizave dhe raporteve negative për sistemin e drejtësisë.

Ai thotë se, sistemi i drejtësisë ishte totalisht i kapur dhe i blerë nga krimi i organizuar prandaj deri tash dështuan të gjitha projektet për ndryshim dhe reformim.

Image
Hajrullah Tërnava

“Faktet flasin se edhe e ashtuquajtura reformë përmes të Rishikim Funksional të sektorit të sistemit të drejtësisë, e proklamuar nga dy mandatet e qeverisjes së PDK-së, duke e pasur nën kontroll edhe Ministrinë e Drejtësisë, nuk ishte gjë tjetër veç̧ se një mashtrim i madh dhe thellim i kapjes e instalimit të plotë të strukturave të SHIK-ut kudo, por sidomos në drejtësi, Prokurori dhe në Gjykata, në KPK dhe KGJK, në Polici, në AKI , në ATK dhe Dogana, etj. Edhe pse ky proces kishte pasur një̈ mbështetje në projekt nga Shtetet e Bashkuara si dhe Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar, Rishikimi Funksional i sektorit të sistemit të drejtësisë, që ishte investim i madh edhe në kuptimin financiar edhe e ekspertizës, ka mbetur projekt në letër pikërisht për shkak të refuzimit që kryefjalë e kësaj reforme të jetë ligji VETING të cilit i bishtëroi qëllimisht politika dhe drejtuesit e sistemit të drejtësisë të bashkëlidhur e ndikuar me krimo-politikën e kohës, prandaj edhe ai projekt reforme mbeti i dështuar duke u marr vetëm me karakterin e një fushate të thjeshtë për konsum politike”, thotë Tërnava.

Sipas tij, kërkesa sistematike ishte pikërisht ajo që adresohej nga ekspertet ndërkombëtar, kryesisht nga ata amerikanë, për futjen në pako të reformës ligjin VETING.

“Ajo që e bashkoi krimin politikë dhe strukturat e inkriminuara brenda sistemit të drejtësisë për ta penguar dhe sabotuar, iniciativën për VETING duke blerë kohë dhe pamundësuar atë, proces që e morri së fundi seriozisht vetëm e vetëm: Qeveria Kurti 2”, shton ai.

Ai thekson se, nga kjo qeveri pritet që së paku ta jetësoj ligjin VETING në të gjitha institucionet shtetërore, dhe ato institucione njëherë e përgjithmonë të spastrohen nga ata njerëz, që deri me tani i kanë sjellë shumë të këqija këtij vendi.

“Nga pastrimi i institucioneve, të veprohet në atë mënyrë që të krijohet një kulture tjetër juridiko ligjore, që gjeneratat tjera edhe kur ta fillojnë punën e tyre t’iu përmbahen ligjeve dhe ti jetësojnë kulturat ligjore të shtetit te qytetarët dhe në shërbim të qytetarëve, dhe njëherë e përgjithmonë të respektohet ligjshmëria me të drejtat e njeriut si kushti kryesor i njerëzimit dhe shtet ndërtimit”, përfundon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat