Shokon ish agjenti i SHIK-ut: Ja “ kokat” e mafisë që e kontrollojnë Prokurorinë Speciale

Politika

Shokon ish agjenti i SHIK-ut: Ja “ kokat” e mafisë që e kontrollojnë Prokurorinë Speciale

Nga: N.Sh Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:08
Naim Miftari

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka punë të vështirë në sistemin e drejtësisë.

Kështu po vlerëson ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, janë formuar të gjitha mekanizmat në sistemin e drejtësisë me urdhra dhe nën kontroll të politikanëve të korruptuar.

Kjo përshkak se ata e kanë nënkontroll totale këtë sistem duke i mbrojtur kështu pasuritë e tyre të paligjshme.

“Ata janë të mbrojtur edhe kur akuzohen nga dikush, e që paraqesin rrezik. Mbi 90% të rasteve kur akuzohen ata humbin provat, devalvohen dhe komprometohen, proceset gjyqësore në fund dështojnë. Nuk ka asnjë raport, se sa raste i ka fituar, e sa i ka humbur prokuroria, apo ata e njohin fitore dënimin e djemve të Adem Grabovcit me 3000 euro për sulm ndaj policit, shkaktim i lëndimeve trupore ose dënimin me kusht të Pronto mafisë apo lirimin prej aferës Veteranët e rrejshëm, apo sikur ishte rasti për dënimin qesharak të Sami Lushtakut me 2000 euro për kinse frikësim, por që ishte në fakt urdhërim dhe organizimin për vrasjen e një avokati në Drenas”, thotë Miftari.

Sipas tij, ka plot kësi rastesh ku prokuroria dhe gjyqësia kanë bërë hajgare me viktimat.

“Raste të tilla nuk kanë ndodhur me kriminelët të cilët i ka mbrojt pasi që PSRK edhe KGJK, KPK-ja edhe kur janë formuar, janë formuar me alamet emrash e titujsh, por në fakt kanë pas qëllimin kryesor që kanë edhe sot, mbrojtjen e kriminelëve, të oligarkëve dhe vetë politikanëve mafioz të cilët janë në politikë dhe të lidhur gusht me parti politike dhe pushtet. Përmes Prokurorisë Speciale Thaçi, Mustafa, Haradinaj... i kanë shantazhuar kundërshtarët e tyre si nga brenda edhe nga jashtë dhe i kanë luftuar konkurrentët e tyre të biznesit që ju kanë dal nga kontrolli”, pohon ai.

Ai parmend rastin e Hashim Rexhepit “kur politikanët mafiozë luanin bixhoz financiar me parat e shtetit,Trustit dhe të AKM-së”.

“Tash në këtë përbërje të Qeverisë së re të Kosovës, ministrja Albulena Haxhiu ka një mision shumë të vështirë, pothuajse misionin më të vështirë në Qeverinë Kurti që ta pastroj gjyqësinë edhe përmes Vettingut e ndikuar nga mafia në Kosovë, e cila po lulëzon që plot 20 vite rresht”, përfundon Naim Miftari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat